Kreu i MIT-it të Türkiyes, Kalın, zhvillon takim me Haftarin në Bengazi

Më të lexuarat

Misioni i OKB-së në Libi prej kohësh po drejton nismat për bashkimin e ushtrisë përmes Komisionit Ushtarak të Përbashkët “5+5”, që përfshin pesë përfaqësues ushtarakë nga perëndimi dhe pesë nga forcat e Haftarit në lindje.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Türkiyes (MIT), Ibrahim Kalın, u takua në Portin e Bengazit me komandantin libian Khalifa Haftar, vetëm një ditë pas ankorimit të anijes luftarake turke në të njëjtin port.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, një delegacion ushtarak turk zhvilloi bisedime me palën libiane në kuadër të vizitës së fregatës TCG Kinaliada në Bengazi.

Delegacioni, i udhëhequr nga gjeneralmajor Ilkay Altindag nga Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes, realizoi gjithashtu një vizitë te Haftar, i cili shërben si zëvendëskomandant i Ushtrisë Kombëtare Libiane. Lajmi u bë i ditur në platformën turke të mediave sociale, NSosyal.

Diskutimet u përqendruan mbi mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në kuadër të vizionit “Një Libi, Një Ushtri”.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori turk në Libi, Guven Begec, si dhe konsulli i përgjithshëm i Türkiyes në Bengazi, Serkan Kiramanlioglu.

Haftari vizitoi gjithashtu nga afër anijen turke TCG Kinaliada.

Ndërkohë, misioni i OKB-së në Libi vazhdon përpjekjet për të përbashkuar strukturat ushtarake përmes mekanizmit “5+5”. Po ashtu, Kombet e Bashkuara ndërmjetësojnë edhe negociata për organizimin e zgjedhjeve, të cilat synojnë të kapërcejnë ngërçin politik mes dy qeverive rivale: njëra e vendosur në Bengazi dhe e drejtuar nga Osama Hammad, e mbështetur nga Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollon lindjen dhe jugun; dhe tjetra, qeveria e Dbeibah në Tripoli, që gëzon kontroll mbi perëndimin.

Populli libian shpreson që zgjedhjet e shtyra prej vitesh të shënojnë fundin e përçarjes dhe të konflikteve, duke i dhënë mbyllje periudhës kalimtare që nisi pas përmbysjes së Muammar Gaddafit në vitin 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit