11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Kosovë: “Kidnapimi i 11 vjeçarit” inskenim për letra të Belgjikës (VIDEO)

Më të lexuarat

Ditë më parë u raportua se një 11-të vjeçar është kidnapuar nga disa persona të panjohur në Shtime.

Por i gjithë rasti sipas policisë ka qenë inskeim nga vetë 11 vjeçari, njofton Klan Kosova.

“Lidhur me rastin e rrëmbimit të fëmijës 11 vjeçar nga Shtimja, rast ky i raportuar më 08.04.2018, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë hetimit të rastit, intervistimit të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, nxjerrjen e video –incizimeve në disa lokacione në qytetin e Ferizajt, kanë arritur në përfundim  se nuk ka të bëjë fare më rrëmbim”.

“Zbardhja e këtij rasti, i cili në masë të madhe e shqetësoi mbarë opinionin, është arritur  pas sigurimit të të gjitha provave relevante, ndërkaq, sot, në prani të punëtorit social dhe të psikologes, është intervistuar i mituri, (E.T.), i cili e ka pranuar se rasti është inskenuar. Sipas tij, rastin e ka inskenuar bashkë me dy djemtë e axhës së tij, me punë në Belgjikë, (V.T.21 vjeç dhe D.T.19 vjeç)”.

“I mituri, E.T. gjithashtu ka deklaruar,  se  rastin e kanë inskenuar me qëllim  që i njëjti të përfitoj dokumentacionin valid të shtetit të Belgjikës”.

“Pas grumbullimit të të gjitha provave, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, janë vënë në kërkim të kushërinjve të të miturit, por sipas familjarëve të tyre ata tashmë ishin kthyer në Belgjikë me të njëjtën veturë me të cilën edhe e kishin inskenuar rastin e rrëmbimit”.

“Policia e ka intervistuar edhe babain e të miturit, (A.T.), i cili e ka pranuar dhe vërtetuar se rasti është inskenuar, por sipas tij, ai nuk kishte qenë në dijeni”.

“Lidhur me hetimet e këtij rasti, është njoftuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt si ,”Lajmërim apo kallëzim i rremë, ndërsa SRH do të vazhdojë me hetimet e mëtejme të rastit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit