11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Koreja e Veriut kryen teste për satelit zbulues ushtarak

Më të lexuarat

“Koreja e Veriut do të përfundojë përgatitjet për satelitin e parë të zbulimit ushtarak deri në prill 2023”, thonë autoritetet, duke shtuar se ky ishte testi i fundit para lëshimit të një sateliti të tillë

Koreja e Veriut zhvilloi teste përgatitore për lëshimin e një sateliti zbulues ushtarak, i cili mund të lëshohet në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Koresë së Jugut, testet u mbajtën dje, ndërsa Pheniani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme nga zonat Tongchang-ri në Detin Lindor.

Në zhvillimin e tij të fundit në lidhje me mbrojtjen, Pheniani tha se kreu një “provë të rëndësishme të fazës përfundimtare në objektin e tij të lançimit të raketave për vendosjen e një sateliti zbulues ushtarak në orbitë, me një plan për të përfunduar përgatitjet për projektin deri në prill të vitit të ardhshëm”, thuhet në raportimin e Agjencisë së Lajmeve Yonhap me seli në Seul.

Në raportim thuhet se testi u krye në bazën e lançimit të satelitëve “Sohae” për të “vlerësuar aftësitë e sistemit të fotografimit satelitor dhe transmetimit të të dhënave dhe sistemit të kontrollit tokësor”.

Administrata Kombëtare e Zhvillimit të Hapësirës Ajrore të Phenianit konfirmoi se lëshoi një “satelit testues” në një lartësi prej 500 kilometrash.

“Koreja e Veriut do të përfundojë përgatitjet për satelitin e parë të zbulimit ushtarak deri në prill 2023”, tha administrata, duke shtuar se ky ishte testi i fundit para lëshimit të një sateliti të tillë.

Javën e kaluar, Pheniani tha se kishte kryer një “provë të suksesshme” të një motori me shtytje të lartë, duke e përshkruar atë si një “armë strategjike” të re.

Kjo vjen më shumë se një muaj pasi Koreja e Veriut lëshoi dhjetëra raketa dhe predha, në kohën e mbajtjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të kryera nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut në rajon.

Testimi i armëve të reja dhe pajisjeve të mbrojtjes nga Pheniani ndodh në kohën e tensioneve të vazhdueshme në Gadishullin Korean.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit