5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zelenskyy: Mbrojtja e qytetit Bakhmut ka rëndësi kyçe për ne

Më të lexuarat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se për ta ka rëndësi kyçe mbrojtja e qytetit Bakhmut i cili ndodhet në vijën e frontit në rajonin e Donetskut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se për ta ka rëndësi kyçe mbrojtja e qytetit Bakhmut i cili ndodhet në vijën e frontit në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh me video të postuar në orët e natës nga llogaria e tij në Telegram Zelenskyy foli mbi zhvillimet lidhur me luftën që vazhdon prej rreth 10 muajsh mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se janë takuar me zyrtarë të forcave të mbrojtjes ku kanë diskutuar për situatën në vijat e frontit në të cilat vazhdojnë luftimet. Sipas tij, Rusia vazhdon sulmet intensive ndaj Ukrainës.

Duke tërhequr vëmendjen se ushtria ruse vazhdon sulmet intensive për të marrë nën kontroll qytetin Bakhmut, Zelenskyy tha: “Drejtimi Bakhmut ka rëndësi kyçe. Qyteti ndodhet nën kontrollin tonë, por pushtuesit po bëjnë të pamundurën për të mos lënë as edhe një mur të vetëm pa rrënuar”.

“Po e zvogëlojmë gradualisht potencialin e pushtuesve në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson, në përgjithësi në jug”, tha presidenti ukrainas duke shtuar se kundër forcave ruse vazhdojnë luftën edhe në pikat e tjera të frontit.

Ai bëri të ditur se me zyrtarët e ushtrisë diskutuan për situatën e sigurisë për kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë. “Gjithmonë prioritet është edhe mbrojtja kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë. Po përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm të mbrojtjes”, tha Zelenskyy.

Pasi rikujtoi se janë shënuar ndërprerje serioze të energjisë elektrike si pasojë e sulmeve raketore që forcat ruse kanë kryer së fundmi më 16 nëntor ndaj infrastrukturës së energjisë në Ukrainë, Zelenskyy njoftoi se shërbimi i energjisë elektrike është vënë në funksion sërish për rreth 9 milionë qytetarë që mbetën pa energji elektrike.

Zelenskyy shtoi se me iniciativë të Ukrainës kanë filluar punime për zhvillimin e konferencës ndërkombëtare me temë “Samiti për Paqe” në periudhën e dimrit dhe ftoi liderët e vendeve partnere që të marrin pjesë në këtë samit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit