6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Konferencë ndërkombëtare: Reflektime dhe procese, 30 vjet nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë

Më të lexuarat

Në organizim të Qendrës për hulumtime avancuese të Shkupit, ndërsa me partneritet të Rrjetit akademik për bashkëpunim në Evropën Juglindore, sot në Shkup, u mbajt konferenca ndërkombëtare “Shpirti dhe hijet e Jugosllavisë: Reflektime dhe procese, 30 vjet nga shpërbërja e RSFJ-së”, raporton Anadolu Agency (AA).

Prof. Dr. Rubin Zemon në një deklaratë për AA, duke theksuar se 30 vjet janë kohë e mjaftueshme për të bërë një analizë të shpërbërjes së RSFJ-së, tha se ish-Jugosllavia ishte shpërbërë për disa arsye, kryesisht ekonomike, shoqërore politike, identitare dhe nacionaliste.

Duke treguar se qëllimi i Konferencës ndërkombëtare nuk është të bëjë ndonjë nostalgji për atë kohë, Zemon tha se ata dëshirojnë të shohin nga një këndvështrim shkencor nëse rajoni po zhvillohet ose nuk po zhvillohet dhe si të shkojë përpara.

I pyetur se cili është shpirti i lënë në këto hapësira nga ish-Jugosllavia, profesori Zemon tha:

“Fryma është se nëse ka solidaritet në përgjithësi, nuk ka solidaritet, çfarë ka ndodhur, ja le të themi kur një numër i madh i muzikës ish-jugosllave, yjet e filmit, (Gjorgje) Ballasheviç, Oliver Dragojeviq, etj. vdiqën, ne pamë se e tërë ish-Jugosllavia në një farë mënyre u pikëllua për ata yje”.

Profesori Zemon gjithashtu shtoi se shpirti i ish-Jugosllavisë mund të shihej kur Toshe Proeski ndërroi jetë, atëherë e gjithë ish-Jugosllavia dhe më gjerë qau sikur të ishte fëmija i tyre.

Hijet e ish-Jugosllavisë, siç tha profesor Zemon, janë gjëra të këqija, të tilla si nacionalizmi, urrejtja dhe intoleranca që u shfaqën pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Duke iu referuar ekonomisë në vendet pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Zemon tha se vendet pas shpërbërjes së RSFJ-së janë ekonomikisht 11 herë më borxhlinj.

“Kur shteti u shpërbë, ekonomikisht, atë që dëgjojmë nga ekonomistët në të gjitha ish-republikat, ne jemi 11 herë më shumë në borxhe që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Pra, ne jemi ekonomikisht në një farë mënyre më borxhlinj”, tha Zemon.

Ai thekson se pas shpërbërjes së RSFJ-së, janë shfaqur procese negative të tilla si klientelizmi dhe korrupsioni, të cilat janë rritur ndjeshëm.

Në konferencën ndërkombëtare, e cila është hibride (me prani fizike dhe online), morën pjesë shkencëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe republikat e ish-Jugosllavisë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit