22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Koment – Të ndash jetën me të pafuqishmin mund të sjellë vetëm të mirë

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan theksoi se nëse vendet e fuqishme nuk kanë sukses në ndarjen e jetës së tyre me njerëzit e pafuqishëm atëherë vala e terrorit do të kthehet ndaj tyre si një bumerang.

 

Ditë më parë, një publikim në median sociale Twitter më emocionoi shumë. Në videon 30 sekonda shpjegohej procesi i rikthimit në jetë të një qeni rruge që ishte duke vdekur duke lënë të nënkuptohet se një “shpirti” i ofrohej një jetë. Një fëmijë i vogël me doner dhe dhallë në dorë duke e ndarë ushqimin me një krijesë tjetër në të njëjtën kohë i ofronte edhe jetë.

Kjo video nuk ishte një prodhim imagjinate dhe shembuj të panumërt që të sjellin në mendje këtë video ka edhe në kinematografinë turke edhe në atë të huaj. Por për fat të keq këta shembuj sa vijnë dhe rrallohen në çështjet e sotme ndërshtetërore. Madje në politikat e disa shteteve duket sikur kanë në objektivë ngushtimin e ambientit të jetesës së shteteve që i shohin si konkurrente.

Veçanërisht qëndrimi problematik i aleatëve perëndimorë ndaj Turqisë mund të shihet si një ngjarje e zakontë e politikës së hapur shtetërore.

Është shumë e çuditshme pasi bota perëndimore përdori në të gjithë median e shkruar dhe pamore fotografinë e foshnjës Aylan, që humbi jetën në ujërat e ftohtë të Mesdheut ndërkohë që kërkonte një jetë të re për të shpëtuar nga masakrat në Siri. Për ditë me radhë kjo ngjarje e dhimbshme u fol në televizione. Fotografia ‘zbukuroi’ kopertinat e revistave dhe gazetave. Mendoj se nëse fotografia e foshnjës Aylan nuk do të kishte ‘zbukuruar’ vitrinën e medias Evropiane por do të kishte zënë vendin e duhur, atëherë Bashkimi Evropian do ti kishte qëndruar besnik Marrëveshjes së Rikthimit të Refugjatëve të bërë me Turqinë, e cila duhet të vihej në zbatim në muajin tetor. Marrëveshja nuk do të ishte vetëm një vitrinë zbukuruese për rreth 4 milionë refugjatë që jetojnë në territoret e Turqisë por do të hapte zemrat dhe portat e kufijve të territoreve (të perëndimit).

Por politika e Bashkimit Evropian, që e sheh veten si djepin e demokracisë dhe përfaqësuesen e demokracisë së avancuar, nuk qëndroi e fortë në këmbë kundrejt valës raciste që lartësohet brenda kufijve të saj, por tregoi paaftësinë duke mos përmbushur atë që parashikonte marrëveshja e nënshkruar në platformën ndërkombëtare. Racizmi i Evropës i rritur për shkak të këtij qëndrimi hezitues, pas një farë kohe do ta shprehë veten në rrugë si një mënyrë dhune të organizuar.

Për këtë arsye Presidenti i Republikës së Turqisë  Erdoan, në mbledhjen e 62-të të Asamblesë së NATO-s të zhvilluar në Stamboll, tërhoqi vëmendjen në këtë temë. Presidenti Erdoan theksoi se nëse vendet e fuqishme nuk kanë sukses në ndarjen e jetës së tyre me njerëzit e pafuqishëm atëherë vala e terrorit do të kthehet ndaj tyre si një bumerang.

Në këtë temë Presidenti i Turqisë, i nderuari Erdoan ka shumë të drejtë. Krahas racizmit në rritje, kuadrot pararoja të shumë organizatave terroriste duke filluar nga ato në Turqi e deri tek ato në Afganistan e Siri, jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Evropën Veriore. Shtabet e organizatave terroriste si PKK, DHKP-C, MLKP, FETO/PDY, që kanë vrarë mijëra ushtarë, policë, politikanë, civilë, besimtarë, industrialistë, gra, fëmijë e të moshuar madje edhe kafshë, gjenden në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai që për Turqinë është si Bin Ladini dhe krerët e Organizatës Terroriste Gyleniste, që është një nga organizatat më të rrezikshme të armatosura të ditës së sotme, ndodhen plotësisht në Perëndim dhe jetojnë nën garancinë e vendeve perëndimore.

Posteri i kreut të organizatës terroriste PKK, që njihet nga Bashkimi Evropian si organizatë terroriste, që është i famshëm për vrasjen e foshnjave të cilave as emri nuk i ishte vënë, Abdullah Öcalan varet në ndërtesën e Parlamentit Evropian.

Ushtarakët e organizatës terroriste Gyleniste që gjatë tentativës së 15 korrikut 2016 vranë qindra nënshtetas turq dhe plagosën mijëra të tjerë, shëtisin të lirë në vendet e Evropës madje nën mbrojtjen e këtyre shteteve.

Është shumë e çuditshme që ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Evropa Veriore tregohet kaq bujare për ti ofruar këtë jetë terroristëve, përse tregohen kaq kurnacë ndaj grave, fëmijëve dhe t moshuarve civilë që nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse të mbijetojnë? Evropa që stimulon terroristët të hyjnë në vendet e tyre me rrugë të jashtëligjshme dhe i mirëpret ata në pallatet presidenciale, pse bëhet shkak që refugjatët të mbyten në ujërat e ftohta të Mesdheut dhe Egjeut?

Bashkimi Evropian jep çdo ndihmë të mundur për PYD-në, që është një organizatë terroriste në Siri, që sipas studimeve të organizatave evropiane të të drejtave njeriut ka bërë gjenocid dhe që ka detyruar mijëra njerëz të braktisin tokat e tyre. Ndërkohë që për këta terroristë ofron jetën më luksoze në qytetet më të bukura, pse i kthen kurrizin refugjatëve që kanë vetëm një qëllim, pra të jetojnë?

Sot pyetja që më vjen më shpesh në mend është: Samuel Hungtington, kur në vitet 1990 shkroi tezën për Përplasjen e Civilizimeve, a e mendoi se civilizimi perëndimorë do të përplasej me vetveten dhe do të vetëvritej?

Të drejtat e gruas, të drejtat e fëmijëve, të drejtat individuale që janë temat e të drejtave themelore të njeriut ishin vlerat që e bënin Evropën një qendër tërheqëse. Tani e njëjta Evropë, me partneritetin e krijuar me organizatat terroriste si PKK, PYD që rrëmbejnë dhe përdhunojnë vajza të vogla dhe i detyrojnë ato të bëhen skllave seksi brenda organizatës, që rrëmbejnë me forcë nga familjet e tyre djem të vegjël 13-14 vjeç dhe i detyrojnë ata të luftojnë, a nuk hedh poshtë tezat e civilizimit të saj?

Brezat e rinj të Evropës që përplasen me vlerat e tyre a do ta përtypin dot këtë kontradiktë? Socilogët evropianë punimet që zhvillojnë në tokat e Azisë, Afrikës dhe Lindjes, pse nuk i zhvillojnë mbi të rinjtë e Evropës që janë në prag të vorbullës së terrorit?

Një fëmijë rreth të 15-ve ishte përkulur dhe i jepte donerin që kishte në dorë një qeni që nuk mund të ecte. Pastaj me duart e veta i hapte gojën dhe i jepte dhallin që kishte në dorë. Me një kafshatë dhe me një gllënjkë ai i ofronte qenit jetë. Duke filluar nga Evropa, sociologët evropianë dhe politikanët, a janë ata të pamjaftueshëm që pas brezave të tyre të rinj të ndajnë një kafshatë dhe një gllënjkë edhe me 3-4 milionë refugjatë?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit