6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Kohaislame uron festën e Bajramit të Kurbanit

Më të lexuarat

Sot besimtarët musliman në mbarë botën kanë festën e sakrificës. Adhurimet e kryera në mbarë botën këto ditë, janë të ndërlidhura me ritualet e Haxhit dhe festa e Bajramit e cila manifestohet me faljen e namazit të përbashkët dhe therjen e kurbanëve shënon edhe kompletimin e adhurimeve më të rëndësishme të sezonit të haxhit.

Simbolikat e adhurimeve të këtyre ditëve karakterizohen me gatishmërinë e besimtarëve për të sakrifikuar fizikisht me lodhje, financiarisht me shpenzime të udhëtimit për haxh, në raport psiko-social me ndarje të përkohshme nga të dashurit për një udhëtim të gjatë e jo të lehtë, e me agjërim dhe therje të Kurbanit. Simbolikisht e denoncojmë edhe dynjane e lakmine dhe vet djallin si nxitësin kryesor të keqbërjes së njerëzve. Me të gjitha këto përpjekje ne rishfaqim përparësinë që ne i japim Zotit, besimit dhe botës tjetër. Ky është edhe fokusim dhe ri-përqendrim në rrugën e vërtetë.

Por, besimtarët e dijnë se kjo lodhje shpërblehet me lehtësime, me festë e gëzime, me ri-bashkim njerëzorë, e me forcim të raporteve farefisnore e ndërnjerëzore, me bereqet e me mirësi në këtë botë dhe me falje e shpërblim absolut në botën tjetër.

Andaj lexues të kohaislame.com, ju urojmë sakrifica të pranuara e të shpërblyera. Mbajeni lartë kurajon tuaj, e vazhdoni përpjekjet tuaja fisnike. Zoti u dhashtë ripërtëritje të besimit e të jetës!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit