15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Koalicioni saudit shkatërron një dron të Huthive të mbushur me eksploziv

Më të lexuarat

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite njoftuan se kanë rrëzuar një dron të mbushur me eksploziv të lëshuar nga milicia Huthi e Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga forcat e koalicionit, droni u lëshua drejt rajonit Jizan në pjesën jugperëndimore të Arabisë Saudite.

Rebelët Huthi kanë bërë krime lufte duke shënjestruar vendbanimet civile, shtohet në deklaratë.

Deri më tani Huthit nuk janë prononcuar në lidhje me sulmin.

Forcat e koalicionit njoftuan më 8 prill se kanë rrëzuar një dron të lëshuar nga Huthit.

Jemeni është kapluar nga një paqëndrueshmëri politike e cila mbizotëron për një kohë të gjatë. Që nga shtatori 2014, Huthit e mbështetur nga iranianët kanë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit Sana’a dhe disa rajone.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë legjitime të Jemenit kundër Huthive që nga marsi 2015.

Huthit shpesh shënjestrojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit