9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Klerikët iranianë dënuan Mahmoud Ahmadinejad

Më të lexuarat

Klerikët e lartë iranianë dënuan Presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad për faktin që ai përqafoi nënën e Hugo Chavez gjatë varimit të këtij të fundit, duke e quajtur veprimin e Presidentit “sjellje të papërshtatshme, të pahijshme” dhe “klounadë”, njoftojnë ditën e martë mediat lokale. Ligjet islamike të Iranit ndalojnë kontaktin fizik midis një burri dhe një gruaje, të cilët nuk janë të njerëz të afërm (kushërinj).

Klerikët dënuan gjithashtu edhe përmbajtjen e letrës së Mahmoud Ahmadinejad drejtuar venezuelianëve, ku Presidenti iranian e quan Hugo Chavez martir (dëshmor), i cili do të ringjallet dhe do të kthehet në Tokë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit