9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kina heton punonjësit e kompanisë farmaceutike britanike “Glaxosmithkline” për krim ekonomik

Më të lexuarat

Policia kineze deklaroi sot hapjen e hetimeve ndaj drejtuesve britanikë të kompanisë farmaceutike “GlaxoSmithKline” nën akuzën e krimit ekonomik.

Sipas së përditshmes së Hongkongut në gjuhën angleze, “South China Morning Post”, hetuesit kanë arrestuar disa punonjës të grupit britanik në Changsha, Shangai dhe Pekin.

Një zëdhënës i kompanisë GSK, zyrat qendrore të së cilës në Kinë ndodhen në Shangai, ka refuzuar të komentojë mbi çështjen, duke u shprehur se nuk ishte i autorizuar të jepte informacione për mediat e huaja.

GSK është një prej kontribuesve më të mëdhenj në industrinë farmaceutike në Kinë me investime që shkojnë deri në 500 milionë dollarë. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit