12.1 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Ki-moon shpreson që Trummp të mos mbajë premtimet elektorale

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha sot se është i bindur se presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike.
Deklarata e Sekretarit Ki-moon vie pasi Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se do të tërhiqet nga marrëveshja.
“Ai dha shumë deklarata shqetësuese, por unë jam i sigurt që ju do të kuptoni rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën”, tha Ki-moon në një intervistë për AFP, transmeton Ksp.
Ki-moon uroi fitoren Trump dhe tha se njerëzit në të gjithë botën presin nga Shtetet e Bashkuara për të vepruar në favor të së mirës së përbashkët.
Tramp u zgjodh presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur rivalen demokrate, Hillary Clinton.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit