10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

KFOR: Situata në Kosovë e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Më të lexuarat

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia në takimin me Shefat e Mbrojtjes së NATO-s, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë dhe e paqëndrueshme.

“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB- së për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Ai gjithashtu u shpreh se KFOR-i vazhdon të krijojë kushtet që dialogu i lehtësuar nga BE të konsolidohet dhe të ecë përpara.

Ristuccia ndërkohë falënderoj edhe aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit