10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënoi vendbanimet hebreje në territoret palestineze

Më të lexuarat

Palestina deklaroi se mirëpriti me kënaqësi dënimin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut për vendbanimet e paligjshme hebreje të Izraelit dhe pranimin e saj të së drejtës për vetëvendosje.

Ministri i Jashtëm palestinez Riyad Al-Maliki tha në një deklaratë me shkrim se “Miratimi i rezolutës mbi vendbanimet e paligjshme në territoret e okupuara palestineze pohon ndërprerjen e mbështetjes për këto vendbanime dhe domosdoshmërinë e një bojkoti.”

Maliki tha se është kënaqësi që Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënoi vendbanimet e paligjshme hebreje të Izraelit dhe se vendimet që pohojnë të drejtën palestineze për vetëvendosje u morën me shumicë të madhe.

“Vendbanimet hebreje duhet të shfuqizohen”, tha Maliki, duke theksuar se “paqja dhe një zgjidhje me dy shtete janë dëmtuar”.

Rezoluta e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi kolonët e paligjshëm hebrenj u miratua dje nga 36 vende, ndërsa rezoluta për të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje u miratua nga 42 vende.

/TRT/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit