20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kerry: Izraeli e Palestina kurrë s’kanë qenë më pranë marrëveshjes

Më të lexuarat

Izraeli dhe Palestina janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje të paqes, sesa kurrë më parë, tha sot sekretari amerikan i shtetit John Kerry, para se mbaroi vizitën në këtë rajon.

“Unë besoj se jemi më pranë, sesa që kemi qenë në vitet e fundit, për të sjell paqen dhe prosperitetit, dhe sigurinë që të gjithë njerëzit e këtij rajoni e meritojnë”, i tha Kerry gazetarëve që po udhëtojnë në delegacion me të, nga aeroporti Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit.

Gjatë ditës së djeshme shefi i diplomacisë amerikane është takuar me presidentin palestinez Mahmud Abbas, të cilit i tha se siguria është interesi kryesor i Shteteve të Bashkuara në Rripin e Gazës./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit