11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Katër kushte të BE-së Serbisë për Kosovën

Më të lexuarat

Për shumë kushte të cilat Bashkimi Evropian ia ka vënë Serbisë për të marrë datën e bisedimeve nuk po flitet haptas as në Beograd as në Bruksel.

Këtë mesazh ia ka transmetuar Miroslav Lajçak Tomsilav Nikoliqit dhe Ivica Daçiqit.

Gazeta Politika e Beogradit shkruan sot se “gjykuar sipas asaj që Beogradi duhet të bëjë për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën (zbatimi i marrëveshjeve i të arritura krahas suspendimit të institucioneve të Serbisë në veri), BE nga Serbia kërkon të hapë zyrën e Beogradit në Prishtinë dhe anasjelltas të Prishtinës në Beograd, suspendimin e Gjykatës në Mitrovicë, lejimin e kodit telefonik për Kosovën dhe takimin në nivelin më të lartë Beograd- Prishtinë.

Për këto kushte nuk flitet haptas as në Beograd dhe as në Bruksel. Megjithatë politikanë serbë i përmendin kur mendojnë se u duhen. Ivica Daçiq kohë më parë në Beograd tha se pret që qeveria e re e Serbisë të hapë zyrë në Prishtinë dhe të lejohet kodi telefonik i saj. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit