16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kapet një udhëtar me 100 fishekë në aeroport

Më të lexuarat


Oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor.

Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë.

Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

Malli i ndaluar: municion për pistoletë me gas 100 copë të markës Fiocchi Blanc 8 mm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit