Kanadaja në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve

Më të lexuarat

Për shkak të shirave të dendur dhe nivelit të lumit ende në rritje në lindje të Kanadasë, kryetari i Montrealit, Denis Kodere ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar evakuimin e menjhershem.

“48 orët e ardhshme do të jetë vendimtare”, u ka thënë ai gazetarëve.

Ushtria e Kanadasë ka filluar evakuimin e qytetarëve në lindje të vendit, ku vërshimet e mëdha, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, detyruan banorët që të largohen nga shtëpitë e tyre, para se uji të arrijë në nivelin maksimal.

Evakuimi ka filluar të shtunën, para ngritjes së nivelit të ujit, që pritet të ndodhë gjatë dy ditëve në vijim.

Niveli i ujit ka vazhduar të ngritët në liqenin Ontario dhe në rajonet tjera të Kuebekut, ku janë dërguar 400 ushtarë.

Kryeministri i Kuebekut, Filip Kular, paralajmëroi se situata do të përkeqësohet edhe më shumë, me nivelin e ujërave që do të vazhdojë të ngritët gjatë ditëve në vijim.

Ministri i Mbrojtjes, Harxhit Saxhan, deklaroi se njësitë e ushtrisë janë duke reaguar me shpejtësi dhe se tashmë kanë filluar ti ofrojnë ndihmë kanadezëve më të rrezikuar.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe shkrirja e borës bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre, duke nxitur një situatë mjaft serioze në rajonet prej Otavës deri në Montreal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit