20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kamberi-Vuçiçit: Mund të kesh përballë Saranda Bogujevcin, s’do e shikosh dot në sy

Më të lexuarat

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se në njërin nga raundet e radhës të dialogut mund ta ketë përballë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Kjo e fundit është e mbijetuar e masakrës që forcat serbe e kryen mbi familjen e saj gjatë luftës.

Kamberi i ka thënë Vuçiçit se nuk besoj që mund ta shikonte në sy Bogujevcin, pasi familjen e saj e vranë paramilitarët serbë.

“Mund të ndodhë Z. president, që në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, tha Kamberi.

Ai shtoi më tej se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.

Në seancën e sotme e cila vijon ende presidenti serb është duke raportuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.nullnull

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit