-3.1 C
Pristina
Tuesday, February 7, 2023

Kamata (pj.8) | Llojet e kamatës

Më të lexuarat

Llojet e kamatës

Kamata e cila njihej në periudhëm e  injorancës,kishte dy forma kryesore të cilat ishin kamata e vonesës dhe ajo e shtesës.

 

Kamata e vonesës

Kamata e vonesës është ajo shtesë mbi borxhin që e merr borxhdhënësi prej borxhmarrësit në këmbim të shtyerjes së afatit të borxhit.Thotë Kudate:“Kjo është kamata e injorancës,dikush i kishte dikujt tjetër borxh për ta paguar atë më vonë dhe kur afati vinte dhe ai s’kish të paguante dhe detyrohej të shtonte shumën si kompesim për shtyerjen“.

Kurse në Tefsirin e Nisajburit thuhet:“Në periudhën e injorancës jipnin para për një periudhë kohe në mënyrë që ç’do muaj të merrnin një pjesë të caktuar të borxhit,e kur afati afrohej,borxhliut i kërkohej të paguante borxhin(kapitalin)që kish marrë,e nëse nuk mundej,i shtonin borxhi dhe afatin“.[1]Thotë Muxhahidi:“Në periudhën e injorancës dikush i kishte dikujt borxh dhe ai i thoshte:A ma shtyn borxhin nëse të jap kaq dhe ai ia shtynte“.

Ebu bekër El-Xhezairi thotë:“Dihet që kamata e perudhës së injorancës ishte një borxh i shtyrë me kusht që të shtohej,kështu që shtesa ishte një kompesim për shtyerjen dhe këtë Allahu xh.sh e konsideroi të pavlefshme“.

Imam Raziu në tefsirin e tij thotë:’Kamata e vonesës është ajo që ishte e njohur në periudhën e ijnorancës,sepse dikush i jipte një tjetri një shumë parashë për jë periudhë kohe në mënyrë që të shlyhej ç’do një muaj nga pak dhe borxhi të ishte i njëjtë,por kur ai i kërkonte kthimin e borxhit,nëse ai nuk mundte ta shlyente atë,ai i shtonte shumën e borxhit,gjithashtu edhe periudhën e shlyerjes”.Transmetohet në Hadithin e Usama Bin Zejdit r.a se i dërguari i Allahut a.s ka thënë:”Nuk ka kamatë vetëm se tek (kamata)vonesa”[2]dhe transmetohet në një transmetim tjetër:”Nuk ka kamatë vetëm se tek vonesa”[3]

Në një transnmetim tjetër i dërguari i Allahut a.s e ka përmendur bashkë me fjalën e borxhit duke thënë:”Nuk ka kamatë vëtëm se tek borxhi”.

Pra kamata e përfituar nga borxhet është kamata e e periudhës së injorancës e cila është e ndaluar me me tekst Kuranor që njihet si kamata e vonesës,e cila është shtesa  në këmbim të vonesës qoftë kjo e kushtëzuar gjotë dhënies së borxhit  apo pas dhënies së tij në kohën e shlyerjes,madje në origjinë shtesa vihet si kusht gjatë marrëveshjes.Më këtë kuptimin njihej kamata që në kohët më të lashta,se ajo përfaqëson një borxh të shoqëruar me një shtesë të kushtëzuar që në fillim të marrëveshjes dhe e cila praktikohej gjatë shfaqjes së islamit,formë të cilën e kishin ndaluar të gjitha legjistacionet qeillore pa përjashtim,me të cilën u bënë të njohur çifutët më shumë se të tjerët dhe vazhdojnë ta praktikojnë në të njëjtën formë të vjetër,që është borxhi me kamatë.

Transmetohet se Imam Ahmedi është pyetur rreth kamatës për të cilën nuk ka asnjë lloj dyshimi dhe është përgjigjur:”Që dikush të ketë një borxh e të thotë ose shlyeje ose jip kamatë,e nëse nuk e shlyen,ai shton paratë e ky shton afatin”Kjo nuk do të thotë se kamata e vonesës në periudhën e injorancës nuk kishte vetëm se këtë formë ku dihet qartë kushtëzimi i shtesës në momentien e afrimit të afatit për shlyerjen e borxhit,por kjo do të thotë se kjo ishte forma dhe mënyra më e përhapur në transaksione t e tyre dhe forma më e pamëshirshme e kamatës.

Kamata me anë të vonesë është mëse e qartë dhe nuk ka nevojë të sqarohet sepse në të janë të pranishëm elementet kryesorë të ç’do veprimi që lidhet me kamatën,që janë shtesa e kuotës së pasurisë dhe kohës së shlyrjes,për të cilën paguhet kjo shtesë dhe gjithashtu konsiderimi i kamatës një kusht i padiskutueshëm në marrëveshje pa të cilën ajo(marrëveshja)nuk konsiderohet e saktë,gjë që sjell lindjen e pasurisë nga pasuria me shkak kohën ose afatin

Kamata e shtesës

Kamata e shtesës është shitja ose këmbimi i dy mallrave të njëjta me shtesë,pra shtesë e cila merret kur këta dy mallra këmbehen me njëra tjetrën.Transmetohen nga Ubade Bin Es-samit se ka thënë:Ka thënë i dërguari i Allahut a.s:”Ari me arë,argjëndi me argjënd,gruri me grurë,elbi me elb,hurma me hurmë,kripa me kripë,njësoj me njësoj,peshë me peshë dhe dorë më dorë,e nëse këto lloje ndryshojnë(nga njëra tjetra)atëherë shisni si të doni nëse këmbehen dorë më dorë”[4].

Por llojet e ushqimeve që ka përmendur Hadithi i transmetuar nga Umeri r.a janë katër:ari me arë është kamatë vetëm nëse këmbehet dorë më dorë[5],gruri me grurë është kamatë vetëm nëse këmbehet dorë më dorë,hurma me hurmë është kamatë vetëm nëse këmbehet dorë më dorë,elbi me elb është kamatë vetëm nëse këmbehet dorë më dorë”por dijetarët mbi këto lloje kanë shtuar argjëndin dhe kripën duke u bazuar në disa tekste të cilat kanë arritur ti marrin në konsideratë dhe bashkë me shfletimin e argumntave nga juristë të tjerë e kanë kaluar kufirin e këtyre gjashtë llojeve drej ushqimeve që janë të ngjashme me to duke përdorur Kijasin.[6]

Për të qënë më të qartë mund të themi se kamata e shtesës është të shesësh apo të këmbesh diçka me diçka tjetër të të njëjtit lloj duke shtuar diçka,siç mund të jetë shitja e arit me arë,derhemit me derhem,grurit me grurë,elbit me elb etj.

Argumentet që ndalojnë këtë lloj kamate është hadithi i të dërguarit t ë Alahut a.s:”Mos shisni një derhem me dy drehem sepse kështu kam frikë se bini në kamatë”

Transmetohet nga Ebu Seid El-Huderi i cili thotë:Ka thënë i dërguarii Allahut a.s:”Ari me arë,argjëndi me argjënd,gruri me grurë,elbi me elb,hurma me hurmë,kripa me kripë,njësoj me njësoj,peshë me peshë dhe dorë më dorë,e kush shton apo kërkon ti shtohet ka bërë kamatë,ai që mërr dhe ai që jep këtu janë njëlloj(në gjynah)[7]”.

Hadithi tregon se lejohet shitja ose këmbimi i arit me arë dhe i argjëndit me argjënd,nëse veprohet menjëherë në dorë dhe pa tepricë në peshë,ashtu siç tregon se lejohet të shiten apo të këmbehen me njëri-tjetrin dy lloje të ndryshme mallrash siç është rasti i arit me argjëndin ose gruri me hurmat edhe nëse ndryshojnë në masë me kusht nëse këmbimi bëhet dorë më dorë.Në të njëjtën kohë Hadithi tregon se dy lloje shitjesh apo këmbimesh janë të ndaluara dhe konsiderohen prej kamatës:

a-Këmbimi bëhet brenda llojit siç është rasti i arit me arin,argjëndit me argjëndin ose gruri me grurë duke shtuar diçka në masë nga njëri krah mbi tjetrin,qoftë ky këmbim dorë më dorë ose pas një afati,për shkak se duhet të sigurohen dy kushte themelore që ky këmbim apo shitje të jetë i saktë,të kenë të njëjtën masë dhe të këmbehen dorë më dorë ne vend.

b-Këmbimi ose shitja bëhet midis dy llojeve të ndryshme,por ndërrimi bëhet pas një afati dhe jo dorë më dorë,pa marrë parasysh ndryshon apo jo masa apo pesha e tyre.

Këto kufizime bëhen për arsye që të mos ekzistojë frika se qëllimi i shitjes apo i këmbimit të jetë borxhi dhe jo shitja përderisa vlera dhe pesha e tyre ndryshon.

Nuk ka dyshim se kjo lloj kamate nuk ndodh vetëm në rastin e këmbimit midis dy llojeve pasurishë të përmendura në hadith ose pasurive që i përngjajnë atyre sendeve që konsiderohen vlera monetare apo ushqime.Dijetarët kane mendime të ndryshme rreth shkakut apo motivit të kamatës në këtë formë të saj siç vijon:

1- Masa(kejl)[8],pesha dhe lloji

Hanefitë mendojnë se shkaku dhe parametri me të cilin njihen pasuritë përbërëse të kamatës,është që kjo pasuri të jetë e peshueshme apo e matshme me masë(kejl) dhe që të jenë mallra të të njëjtit lloj.Sipas mendimit të tyre kamata i tejkalon gjashtë llojet dhe përmbledh ç’do gjë që peshohet apo matet me masë(kejl) dhe që është i të njëjtit lloj me mallin që këmbehet,qofshin këto mallra vlera monetare apo ushqime.

2- Ushqimi dhe vlera monetare

 

Tek Shafitë shkaku i kamatës tek katër ushqimet(të cilat i përmend Hadithi)është qënia e tyre mallra ushqimorë(siç është gruri,elbi,kripa,hurmat etj)fakt që do të thotë se kamata hyn gjithshtu tek gjithçka që përdoret si ushqim,qofshin këto prej ushqimeve që peshohen apo maten me Kejl.

Kurse përsa i përket arit dhe argjnedit shkaku është se këta përfaqësojnë vlera monetare që shërbejnë për shkëmbim,e kështu këtu nuk mund të bëjë pjesë ç’do metal(siç është hekuri,plumbi,bakri etj)sepse ato nuk përfaqësojnë vlera monetare për të kryer këmbimin e tyre me mallrat.Këtë mendim kanë edhe Malikitë me Hambelitë edhe pse kushtëzojnë që ushqimi të jetë i përhershëm apo i matshëm me Kejl.

Duke krahasuar argumentat e sejcilës palë disa mendojnë se duke parë me kujdes,mendimi i Imam Shafiut është më racional dhe ekonomik duke depërtuar kështu deri në ajkën e temës,kurse mendimi i Hanefive është më afër aparencës sesa thelbit,për këtë arsye ata nuk ngurojnë aspak për ti dhënë përparësi mendimit të Imam Shafiut.Urtësia në ndalimin e kamatës së shtesës qëndron në faktin e domozdoshmërisë së mbylljes së manipulimeve tek kamata e vonesës,në mënyrë që njerëzit të mos orjentohen nga fitimi i shpejtë në para kesh drej fitimit të vonuar me anë të kamatës së vonesës.Për të mbyllur dyert e praktikimit të shkëmbimit të mallrave të të njëjtit lloj,duke parandaluar paragjykimt dhe padrejtësitë nga njëra palë,njerëzit le të zgjedhin parametrin e drejtë,që është shitja e këtij lloji me para e më pas blerja e të njëjtit lloj apo i ndonjë lloji tjetër me këto para.Siç vihet re këto lloj shitjesh apo këmbimesh janë të një natyre të rrallë për këtë lloj kamate me vetë dëshminë e të dërguarit t ë Alalhut a.s”E nëse këto lloje ndryshojnë(nga njëra tjetra)atëherë shisni si të doni”

Nga këtu kuptojme se Islami ka vënë limite të cilat kufizojnë me shumë saktësi rrolin e parave dhe prej atyre limiteve është mos transformimi i parave duke i bërë ato mall që shitet dhe blihet,kur këto para janë të të njëjtës monedhë[9]e nëse ky këmbim është mëse  I domozdoshëm atëherë ai të kryhet me të njëjtën vlerë dhe dorë më dorë,pra në çast,në mënyrë që ky këmbim të mos kthehet në një mjet për të fituar,gjë që sjell si rrezultat mbrotjen e njerëzimit nga shpërdorimi i mundit te tij vetëm me lëvizjen e parave dhe duke e orjentuar këtë mundim drejt prodhimit dhe zhvillimit në mënyrë direkte dhe si rrjedhojë mrbotjen e shoqërise nga akumulimi i pasurisë në duart e një pakice duke zgjeruar mbivendosjen e të ardhurave nga kamata,duke e I rezervuar ato në interes të një pakice,gjë që sjell mbytje dhe deformime të ekonomisë dhe shoqërisë.Ky është dhe shkaku përse juristët musliamanë janë kujdesur me direktivat e nxjerra nga Hadithet e të dërguarit të Allahut a.s duke u munduar të vjelin prej tyre shkaqet e kamatës me të cilat mund të bejnë Kijas në mënyrën më të qartë.

Duhet të mos anashkalojmë faktin se kamata e cila njihej periudhën e ijnorancës ishte kamata e borxheve(e vonesës),të cilën ata e praktikonin pa ditur se ajo ishte e ndaluar derisa erdhën Hadithet të cilat sqaruan situatën.Dijetarët kanë rënë dakort për ta quajtuar atë kamatë si “kamata e sunetit” për ta dalluar nga kamata e borxheve ose e Kuranit,sepse ajetet e Kuranit janë ato të cilat e kanë trajtuar atë.

Transmetohet nga Ubu Said El-Hudari i cili thotë:”Erdhi Bilali tek i dërguari i Allahut a.s me hurma Berni[10]dhe  I dërguari i Alahut a.s tha:”Nga i gjete?Ai tha:Kishim hurma të vjetër,shita prej tyre dy sa’h[11](të vjetër)me një sa’h (Berni).I dërguari Allahut a.s tha:”Oh,kjo është kamata dora vetë!Mos e bëj…por nëse dëshiron të blesh shite hurmin….e më pas bli me të “

Nuk ka dyshim se midis dy gjërave të të njëjtit lloj ka dallime rrënjësore kur bëhet fjalë për tepricë ose shtesë e kjo duket qartë në Hadithin e Bilalit kur ai ndërroi dy sa’h nga hurmi i vjetër me një sa’h nga hurmi i mirë,e duke parë njëllojshmëria e llojit mund të krijojë sensin e kamatës i dërguari Allahut a.s e demaskoi dhe e konsideroi atë kamatë duke e ndaluar dhe urdhëruar njëkohësisht shitjen e llojit që duhej të këmbehej me para dhe më pas blerjen e llojit që dëshirohej përsëri me para duke larguar kështu përfundimisht dyshimin e kamatës nga ky transaksion.

Transmetohet nga Ebu Said El-Hudari dhe Ubu Hurejreh r.a se  i dërguari i Allahut a.s kërkoi ndihmën e një njeriu në luftën e Hujberit i cili i erdhi me hurmë të mirë.I dërguari i Allahut a.si tha:”Kështu janë të gjitha hurmat e Hujberit?Tha:Jo pasha Allahun o I dërguari i Allahut.Ne marrim një sa’h si ky me dy sa’h,e dy sa’h me tre.I dërguari I Allahut a.s i tha:”Mos e bëj,shite hurmin e keq me para,e më pas me to blej një të mirë”.[12]

Ky hadith është argument se shitja e llojit me llojin e vet duhet të ketë masë të barabartë,pa marrë parasysh janë apo jo të të njëjtit  kualitet.

Transmetohet nga Xhabir Bin Abdullah r.s i cili thotë:i Dërguari I Allahut ka ndaluar të shitet ushqimi prej hurmës të cilës nuk i dihet masa me hurmin të cilit i dihet masa”[13]

Transmetohet nga Ebu Herejreh r.s se ka thënë:Ka thënë  i Dërguarii Alalhut a.s”Ari me arin peshë më peshë,njëlloj me njëlloj,argjëndi me argjënd peshë më peshë njëlloj më njëlloj,e kush shton apo kërkon të shtojë është kamatë”[14]Në këtë hadith ka argument se për vlerësim duhet përdorur pesha dhe jo hamendja.

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

 


 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit