18.2 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Kalin: Sanksionet ndaj Katarit janë për keqardhje

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se “Turqia është e gatshme për ti kryer detyrat që i takojnë”.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin deklaroi se lajmin për vendosjen e sanksioneve ndaj Katarit nga ana e vendeve të Gjirit e kanë pritur me keqardhje.

Duke e bërë të ditur që Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka filluar me kontakte diplomatike në lidhje me çështjen e Katarit, Ibrahim Kalin tha se “Turqia është e gatshme për ti kryer detyrat që i takojnë”.

Në deklaratën me shkrim të bërë Ibrahim Kalin shkruan kështu: “Është e nevojshme që gjatë periudhës kur kërkimet për paqe dhe stabilitet vazhdojnë në përputhje me objektivat e përbashkëta të të gjitha vendeve të rajonit vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit me të cilat kemi bashkëpunim strategjik, mosmarrëveshjet mes tyre ti zgjidhin me anë të dialogut dhe rrugëve të komunikimit”.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Libia, Jemeni dhe Maldivet ditë më parë njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit