18.2 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Yildirim: Jemi të vendosur që vendin ta spastrojmë tërësisht nga FETO

Më të lexuarat

Kryeministri Yildirim u takua me deputetët e Partisë AK në darkën e iftarit të shtruar në Dhomën Tregtare të Ankarasë.

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se janë të vendosur që vendin ta spastrojnë tërësisht nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Kryeministri Yildirim u takua me deputetët e Partisë AK në darkën e iftarit të shtruar në Dhomën Tregtare të Ankarasë.

Gjatë fjalimit të tij Kryeministri preku edhe në luftën kundër terrorit ndërsa theksoi se populli me zmbrapsjen e tentativës tradhtare dhe të përgjakshme të grusht shtetit të ndërmarrë më 15 korrik, i doli për zot të ardhmes dhe kaloi nga një sprovë e madhe.

“Ky popull është kaq i madh. Para këtij populli hiqet kapela. Sado që ne ndjejmë krenari nga të qenit pjesëtarë të këtij populli është pak. Kur gjeneratat e reja të mësojnë për këtë vit të fundit ata do të kuptojnë më së miri se nëpër çfarë kushtesh të rënda ka kaluar Turqia”, – deklaroi Kryeministri Yildirim.

Duke e bërë të ditur se më 24 gusht filluan operacionet në veri të Sirisë kundër organizatës terroriste DAESH e cila me sulme kamikazë mori jetët e fëmijëve dhe civilëve, Kryeministri Yildirim tha: “Me marrjen nën kontroll të një sipërfaqe me mbi 2 mijë kilometra katror duke filluar nga Xherablusi e deri tek El Bab-i ne parandaluam humbjet e jetëve nga raketat dhe predhat që vinin nga jashtë vendit”.

Kryeministri shtoi që gjatë gjithë kësaj kohe ekonomia botërore filloi të përkeqësohet. Me zgjedhjet presidenciale të mbajtura në ShBA ka ardhur deri tek erozioni i njësive monetare posaçërisht të vendeve në zhvillim, ndërsa Turqia mori vazhdimisht vendime të nevojshme për të ulur në minimum ndikimet negative në ekonominë turke dhe se kanë parë rezultate pozitive të këtyre vendimeve.

“Treguesit ekonomik janë të mirë gjithashtu edhe niveli i rritjes, ndërkaq inflacioni ka hyrë në tendencën e uljes, çdo gjë do të jetë më mirë”, – bëri të ditur Kryeministri Yildirim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit