21.1 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Kalın: Mbështetja që i dha Izraeli kurdëve duhet ti shqetësojë e jo t’i gëzojë

Më të lexuarat

Kalın në një artikull për gazetën “Daily Sabah” u përqendrua në referendumin jokushtetues të mbajtur dje në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Kabinetit të Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalın porositi se fakti që Izraeli është vendi përjashtues i cili ka mbështetur referendumin në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut, duhej të shqetësonte kurdët, e jo t’i gëzonte, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın në një artikull për gazetën “Daily Sabah” u përqendrua në referendumin jokushtetues të mbajtur dje në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut.

Ai theksoi se vendimi i Administratës Kurde për shpalljen e referendumit shkaktoi krizë të madhe rajonale dhe globale para vet referendumit, dhe kjo në periudhën e ardhshme mund të sjellë “tronditje” edhe më të mëdha.

Kalın konsideron se kurdët irakianë me këtë hap kanë vënë në rrezik atë që me vite e kanë ndërtuar dhe mbledhur, duke hyrë në rrezik nga izolimi.

“A ka organizuar Erbili referendumin për t’u pavarësuar ose në këtë mënyrë ka këmbëngulur që të forcojë dorën e vet kundrejt qeverisë qendrore irakiane, në këtë moment nuk është me rëndësi. Vendimi për referendumin do të ketë pasoja serioze dhe ai do të ndihet në nivele të shumta”, tha Kalın.

Pas mbledhjes së Këshillit turk për Siguri Kombëtare për referendumin ai porositi se “është jolegjitim dhe i papranueshëm”, si edhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) referendumin po ashtu e karakterizoi hap “destabilizues dhe provokativ”.

Kalın më tej theksoi se asnjë vend nuk dëshiron ndarje në rajonin e Irakut, dhe shtoi:

“I vetmi përjashtim për këtë është Izraeli. Kryeministri Benjamin Netanyahu hapur mbështeti formimin e shtetit të pavarur kurd. Nëse marrim parasysh gjendjen momentale në rajon, pritej që ky qëndrim i dyshimtë i kurdëve të shqetësohet më parë, në vend që të brohorasë”.

Duke u përqendruar në faktin se Qeveria e Irakut ka ndërmarrë masa të caktuara lidhur me referendumin, Kalın porositi se edhe Turqia po ashtu punën në këtë drejtim.

Duke folur për atë se ideja që çdo grup etnik mund të ketë shtetin e tij është i rrezikshëm dhe ide për të cilën mund të diskutohet, tha se për këtë nuk mund të dijë fundin.

“Sipas kësaj logjike, çdo dhjetë njerëz në Evropë, SHBA, Afrikë, Azi mund të formojë shtet”, porositi Kalın, duke shtuar se shqetësimi legjitim i kurdëve irakianë duhet të jetë në kuadër të integritetit territorial dhe sovranitetit politik.

Ai theksoi se ndarja e Irakut paraqet shembull të rrezikshëm në rajon që tashmë përballet me kërcënime serioze të sigurisë, dhe se referendumin që kundërshton Kushtetuta e Irakut, nuk e mbështet asnjë vend.

“Turqia në kushtet më të rënda ka qenë me kurdët irakianë, në aspektin politik dhe ekonomik. Liderët kurdë në Erbil po vënë në rrezik interesat politike dhe ekonomike të popullit të tyre, në mënyrën që i përdor për të ndarë Irakun dhe larguar nga partneri më i afërt Turqia”, paralajmëroi Kalın.

Në fund theksoi se referendumi, përveç se është jokushtetues dhe problematik, problem të veçantë paraqet në kontekst të qytetit të Kirkukut, i cili po ashtu është përfshirë në kuadër të referendumit, e që nuk bën pjesë nën Administratën Rajonale Kurde në të cilën shumica që jetojnë janë turkmenë dhe arabë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit