17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Çavuşoğlu: Evropa dalngadalë po shkon drejt humnerës

Më të lexuarat

Kjo situatë në të cilën ka rënë Evropa sinqerisht që na shqetëson shumë. Sepse ajo dalngadalë po shkon drejt humnerës, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu

EDRENE (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se “Bashkimi Evropian po shpërbëhet. Mbajnë radhët e shtrënguara mes tyre me frikën që të mos shpërbëhet BE-ja. Për të kam një shprehje, frika nuk ka dobi për vdekjen”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, ka mbërritur në qytetin Edrene në kuadër të takimeve ku pasi ka vizituar prefekturën dhe përfaqësinë e Punëve të Jashtme në Edrene në një fjalim të mbajtur në selinë e AK Partisë tha se procesi i referendumit që është i rëndësishëm për Turqinë po zhvillohet në një situatë transparente.

Duke shpjeguar se ata që përpiqen të shtrembërojnë përmbajtjen e paketës së ndryshimit kushtetues nuk ndodhen vetëm në Turqi por edhe në Evropë, Çavuşoğlu tha se “Becky Anderson nga CNN International më pyeti ‘Gjyqësori kalon në kontrollin e presidentit. Sepse presidenti emëronte 4 anëtarë të Bordit të Lartë të gjyqtarëve dhe prokurorëve‘. Unë iu përgjigja se ‘Edhe në sistemin e tanishëm presidenti emëron 4 anëtarë‘. Për këtë nuk kishte dijeni. E pyeta më pas mirë ‘po në vendet demokratike si bëhet kjo?‘ Ja tek ato monstrat që tentojnë të japin mësime demokracie… Ja Holanda. Mbreti apo mbretëresha emëron të gjithë anëtarët e Bordit me propozimin e ministrit të Drejtësisë”.

“Bashkimi Evropian po shpërbëhet”

Më tej Çavuşoğlu tha se tek BE-ja ekziston frikë për t’u shpërbërë. “E kuptuam shumë mirë edhe gjendjen e sëmurë të Evropës. Përse ato anulojnë vizitën e një ministri të Jashtëm? Unë edhe vitin e kaluar kam shkuar, po tani çfarë ndodhi?. Kjo situatë në të cilën ka rënë Evropa sinqerisht që na shqetëson shumë. Sepse ajo dalngadalë po shkon drejt humnerës. Po kalon në periudhën e para Luftës së Dytë Botërore”.

“Dhe, ajo që është për të ardhur keq është se që prej 5,6,7 vitesh vërejmë këtë rënie tek partitë e qendrës. Drejt ku po rrëshqasin? Drejt partive raciste. Përse? Që të marrin votat që kanë humbur përballë tyre. Kryeminsitri holandez nga Partia Liberale, ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri nga Social demokratët, gjërat që bëjnë a kanë ndonjë ndryshim nga ato që bën Geert Wilders?. Përse keni rënë në këtë situatë? Vetëm për të marrë dy vota më shumë injorojnë vlerat e Evropës. Ku është solidarizimi, kriteret dhe barazia brenda Evropës”, thotë ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu.

“Madje nuk i pëlqejnë krahasimet që i bëhen dhe shprehen ‘ne jemi anëtarë dhe ju kandidatë dhe nuk mund të jeni të njëjtë me ne‘. Kjo do të thotë standard i dyfishtë. Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta, dyfytyrësi. Barazia standarde është stabile dhe sipas kësaj bëhet llogaria për devijimet. Dhe politikanët që kur bisedojnë në telefon me mua shprehen ‘me të vërtetë ne nuk e miratojmë, me të vërtetë kemi turp‘ ofrojnë mbështetje për Holandën. A e dini pse? Sepse kanë frikë dhe a e dini për çka? Që janë xhelozë dhe tërhiqen nga Turqia atë e dimë por kanë frikë se BE-ja po shpërbëhet. Mbajnë radhët e shtrënguara mes tyre me frikën që të mos shpërbëhet BE-ja. Për ta kam një shprehje, frika nuk ka dobi për vdekjen”, ka thënë Çavuşoğlu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit