18.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ka ndërruar jetë profesori Qemajl Morina

Më të lexuarat

Të Zotit jemi, dhe tek Ai do të kthehemi!

Njoftim
Njoftojmë, koleget, miqtë e opinion e gjerë se para pak çastesh në Prishtinë në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë pedagogu, botuesi e udhëheqësi i shquar i institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Qemajl Morina. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë me kohë.!

Qemajl Morina (1951-2019)
(Biografi)

Lindi, më 1951 në fshatin Hodonovc të Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Umduruman” në Sudan (1976), ndërkaq studimet pasuniversitare i mbaroi në Universitetin e Kajros (1979). Pas studimeve (1980 – 1989) ka punuar në Bengazi në detyrën e sekretarit dhe përkthyesit në Ministrinë e Shëndetësisë të Libisë. Më 1990 është punësuar në Kryesinë e Bashkësinë Islame të Kosovës, si bashkëpunëtor profesional për shtyp dhe po atë vit emërohet kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”, në të cilin post qëndroi deri në vitin 1996. Ndërkaq, nga viti 2001 deri më 2016 ishte kryeredaktor i Revistës “Edukata Islame”. Ka Ligjëruar gjuhën arabe në Katedrën e Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë (1990-1992), ndërsa që nga hapja e FSI-së në Prishtinë (1992) ligjëron lëndën e gjuhës arabe, këtu përveç si pedagog kreu edhe detyrën e prodekatin (1992-2011) .
Ka bërë hulumtime në Londër në Institutin për Studime Orientale (1978), në Arkivin Qendror të Egjipt në Kajro (1976-1977) dhe në Arkivin Kombëtar të Libisë dega në Bengazi (1980-1982).
Ka qenë Përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës në dosjen e Dialogut ndërfetar “Islamit dhe Krishterimit”, gjatë viteve 1998- 2013).
Me shkrime merret që nga viti 1970-të, ka bashkëpunuar me një numër të konsiderueshëm të revistave shkencore që botohen te ne dhe jashtë, “Edukata Islame”, “Takvim-Kalendar”, “Rilindja”, “Jeta e Re”, “Përparimi”, “Hëna e Re”, “Dituria Islame”, “el-Muxhtema”, “et-Talib”, “err- Rrisaletu”, (Sudan), Al-Arab”, (Bejrut}, “Gllasnik’ “Preporod” {Sarajevë) “Drita islame” (Tiranë), Zëri etj.
Ka të botuara këto monografi: Hoxhë Kadri Prishtina- mendimtar islam, Prishtinë (2000), Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881), (2007), Glosari i nocioneve fetare (islame, ortodokse, katolike dhe çifute)(2010).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit