14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

Më të lexuarat

Më poshtë ju paraqesim hyrjen dhe vegzën e një prej librave më të mirë që ofron qartësimet kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike të Pejgamberit alejhi selam dhe sahabëve. Libri mban titullin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve” me Autor Alij ibën Hamed et-Temimi, botouar në gjuhën shqipe nga SH.B. Nun.

Lavdia dhe falënderimi i takojnë Allahut, që e dërgoi të Dërguarin e Tij me fenë e vërtetë për t’u shfaqur mbi çdo fe tjetër. Allahu mjafton për Dëshmitar. Lavdërimi, paqja dhe shpëtimi i madh nga Zoti qofshin mbi Profetin e njerëzimit, që erdhi për ta si përgëzues dhe paralajmërues, po ashtu edhe mbi familjen e tij fisnike dhe mbi shokët e tij të pastër dhe të mirë, të cilët kumtuan rrugën e Profetit.

Këto janë njëzet e katër qartësime që brohorasin me zërin më të lartë: Familja Profetike dhe sahabët janë të dashur dhe të afërt. Këtu kemi argumentet e qarta dhe aludimet e drejtpërdrejta se Familja Fisnike dhe shokët e Profetit, alejhi salatu ue selam, ishin tamam siç ka thënë Allahu i Lartësuar për ta: “të mëshirshëm mes vete”. Ata ishin gjenerata më e mirë përreth Pejgamberit më të mirë. Ata u edukuan dhe u arsimuan te Pejgamberi i tyre, alejhi salatu ue selam, që të gdhihen mësues të njerëzimit me karizmën dhe moralin
e tyre përpara fjalëve të tyre.

Këtu do paraqesim mbi pesëdhjetë krushqi që vazhduan përgjatë pesë apo gjashtë gjeneratash të bijve dhe nipave, të cilat janë dëshmi për lidhjen e fortë shoqërore, për dashurinë dhe për mëshirën që kishin mes vete.
Duke pasur parasysh rëndësinë e fakteve në përçimin e informacionit dhe ngulitjes të tij në mendje, duke qenë në version të shkurtuar dhe të vërtetuar, organizata jonë mbështeti këtë metodë për sqarimin e afërsisë së madhe mes Familjes Fisnike dhe sahabëve të nderuar.

Ju paraqesim disa pika me rëndësi për sa u përket këtyre krushqive:
1. Këto krushqi dhe emra janë regjistruar në referencat e të dyja palëve, te sunitët dhe shiat.
2. Librat e historisë dhe bibliografitë kur përmendin martesat, i përmendin kalimthi dhe jo deri në përpikëri, prandaj me siguri ka pasur edhe krushqi që nuk i kanë regjistruar dhe nuk na janë transmetuar fare.
3. Kultura arabe gjithmonë e ka madhëruar çështjen e martesës dhe krushqisë. Arabët nuk martonin e as nuk martoheshin përveçse me ata që kishin soj dhe histori fisnike. Pastaj erdhi Islami dhe këtë koncept e përforcoi edhe më shumë, përveç asaj se devotshmërinë e radhiti si kriter të parë. Kështu që përzgjedhja e shtratit është
kuptim burimor islam, e cila vazhdon edhe në ditët e sotme.
4. Përzgjedhja e emrave është prirje shoqërore botërore dhe nuk përkufizohet vetëm te muslimanët. Popujt e tokës i emërtojnë fëmijët e tyre vetëm me emrat e njerëzve të dalluar dhe të afërt ose me emrat e realitetit shoqëror ku jetojnë.
5. Fisi Beni Hashimi nuk i jepnin nuse përveçse atij që e meritonte për nga feja dhe prejardhja, madje ndodhte që edhe pushtetarët të ndërhynin në prishjen e kurorës nëse ndonjë hashimije martohej me dikë që nuk i plotësonte ato kritere. Për këtë ka dëshmi të shumta historike.

Allahun e lusim të na bëjë dobi me këtë botim dhe t’i afrojë zemrat e muslimanëve me të vërtetën.
Alij ibën Hamed et-Temimi

Ju lutem gjeni të plotë librin në linkun:

https://kohaislame.com/download/shtepiafisnike.pdf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit