11.6 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Johsnon drejtuar popullit rus: Presidenti juaj akuzohet për krime lufte

Më të lexuarat

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin akuzohet për krime lufte për “mizorinë që tronditi botën” dhe kërkoi nga rusët që të hetojnë faktet.

Në videomesazhin e tij 1 minutë e 50 sekonda drejtuar popullit rus, Boris Johnson tha në rusisht: “Populli rus meriton të dijë të vërtetën, ju meritoni të dini të vërtetën”.

Duke vazhduar më pas në anglisht, Johnson tha se mizoritë e kryera nga trupat ruse në Buça, Irpin dhe gjetkë në Ukrainë tmerruan tërë botën.

“Civilët u masakruan, u qëlluan për vdekje me duart e lidhura. Gratë u përdhunuan para fëmijëve të tyre të vegjël. Trupat e tyre u dogjën në mënyrë të mizore, u hodhën në varre masive ose u lanë në rrugë” tha Kryeministri britanik.

Ai vuri në dukje se nuk është për t’u habitur që qeveria ruse po përpiqet t’i fshehë nga publiku këto veprime “tronditëse dhe të sëmura” dhe shtoi: “Presidenti juaj e di që ju nuk do ta mbështesni luftën e tij nëse do të shihni se çfarë po ndodh.”

Duke thënë se edhe presidenti rus Vladimir Putin e di se këto janë një njollë për nderin e Rusisë, Johnson i kërkoi popullit rus të hyjë në faqet e ndaluara në Rusi dhe të bëjë kërkime për të arritur të vërtetën, duke përdorur VPN.

Ai tha se autorët e krimeve do të mbajnë përgjegjësi dhe duke folur në rusisht, tha: “Presidenti juaj akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës. Por nuk mund të besoj se ai po vepron në emrin tuaj.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit