17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Nuk ka pasur përparime të mëdha në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë

Më të lexuarat

Nuk ka pasur “përparime të mëdha” në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë dhe tmerret e dëshmuara gjatë fundjavës në qytetin ukrainas Bucha nuk po i ndihmojnë bisedimet, tha të martën një burim i Pallatit Elysee.

“Shoku i Bucha nuk është i favorshëm për përparimin në negociata”, tha burimi në një konferencë pas një telefonate një orëshe midis presidentit francez, Emmanuel Macron dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Burimi shtoi se Zelensky ishte ende i prirur për “mbajtjen dhe avancimin e bisedimeve me rusët”, si dhe për rolin ndërmjetësues të Francës, raporton cnn.

Të dy udhëheqësit diskutuan masat konkrete që duhet të ndërmerren për të “siguruar që krimet e Rusisë të mos mbeten të pandëshkuara”, tha burimi, duke përfshirë ofertën e Francës javën e kaluar për të dërguar fonde shtesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Macron përsëriti gatishmërinë e vendit për të kontribuar në hetimin dhe dokumentimin e dhunës së ushtruar kundër civilëve.

Në takim u diskutua edhe për gjendjen në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe Zelensky informoi Macron se vetëm 2000 njerëz mund të largoheshin këtë javë sepse “rusët po bllokonin” korridoret e evakuimit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit