15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Johnson & Johnson fillon të furnizojë Bashkimin Evropian me vaksina

Më të lexuarat

Shpërndarja e vaksinës me një dozë Johnson & Johnson në Bashkimin Evropian filloi të hënën.

Siç njoftoi zyrtarisht Komisionerja e Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore Stella Kyriakidou, ky hap i radhës do të ndihmojë në përshpejtimin e programeve të vaksinimit dhe BE do të mund të përmbushë objektivinpër të vaksinuar 70% të qytetarëve të rritur deri në fund të verës.

BE pret një total prej 55 milion doza të vaksinës deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha komisioneri i industrisë së BE Thierry Breton këtë muaj.

Në veçanti, vaksina Johnson & Johnson aktualisht po mbërrin në Belgjikë ku po transportohen36,000 doza. Megjithatë, vaksinimet do të fillojnë brenda pak ditësh kur përfundojnë edhe procedurat në lidhje me detajet materiale dhe teknike.

Një zëdhënës i Johnson & Johnson konfirmoi se kompania të hënën filloi dërgesat në vendet e BE si dhe Norvegji e Islandë, por nuk pranoi të komentonte mbi furnizimet për prillin dhe tremujorin e dytë.

Kompania njoftoi planet për të shpërndarë 200 milionë doza përgjatë në 2021 në BE, Norvegji dhe Islandë . Vaksinimi i parë me Johnson & Johnson pritet të mbahet të mërkurën . Pika e fortë e kësaj vaksine të re është se mjafton vetëm një dozë, që do të thotë se 36,000 doza janë të destinuara për një numër përkatës të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit