9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

JO “JAVA E KRENARISË”, POR, “JAVA E FAQES T’ZEZË” – Nga Mr. Adnan Simnica

Më të lexuarat

JO “JAVA E KRENARISË”, POR, “JAVA E FAQES T’ZEZË”.
JO “T’DU QASHTU QYSH JE”, POR, “PO RRENË SE QASHTU S’JE, POR JE BA QASHTU, SEPSE KE DEGJENERUAR”.

Mos të çuditemi se nesër këtë ngjyrim shfrenues do të kërkojnë ta bëjnë edhe në Memorialet e DËSHMORËVE, meqë degjenerimi i komuniteteve të tilla nuk njeh kufi të përdhosjes së vlerave, qofshin ato fetare apo kombëtare.
#MARRËZI

Njerëzit mund të zgjedhin mënyrën e jetesës së tyre private, por nuk kanë të drejtë atë t’ua imponojnë të tjerëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për degjenerim masiv siç është edhe e ashtuquajtura “Java e krenarisë”.
Madje, edhe kur legjitimohet ai nga institucionet më të larta të shtetit, kjo përbën gabim edhe më të madh, meqë po legjitimohet zhdukja, shpërbërja dhe shkatërrimi i familjes dhe i popullit.
Ç’është ky krim: Prindi 1…?! Prindi 2…?!
Ku mbeti fjala më madhështore shqipe Nanë e Babë?!
Mandej, kërkesa vijuese e tyre do të jetë adoptimi i fëmijëve, veprim i cili përbën krim tjetër degjenerues.
Allahu i Madhëruar nërpërmjet Pejgamberit Lut a.s., iu drejtua të degjeneruarve të tillë me fjalët:
“…Vërtet, ju jeni njerëz të shfrenuar (të degjeneruar”
(Kuran, El Araf: 81)
Zot, ruaje popullin tonë nga krimet e tilla që të hidhërojnë shumë Ty, si dhe zhdukin familjen e popullin mbarë, amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit