Ji mburojë e rezistencës, jo shpatë në dorën e armikut

Më të lexuarat

Dikush të pyet me kureshtje: “A shpëtoi filani nga atentati? A është e vërtetë që u bombardua filan vendi?”
Pyetja mund të duket e zakonshme dhe e pafajshme, por në logjikën e luftës është më e rrezikshme nga sa mendon. Sepse vetë armiku pret këtë moment: jo për t’u siguruar nga saktësia e raketës së tij, por për të vëzhguar reagimet.

Në botën e inteligjencës ka një rregull të njohur: “Nxitja pastaj vëzhgimi” (Stimulus & Response).
•    Nxitja: armiku sajon një ngjarje (sulm ajror, thashethem, rrjedhje informacioni).
•    Vëzhgimi: pastaj shikon si vepron pala tjetër: kush telefonoi kë? kush u nis i pari? kush heshti? dhe kush foli?

Me kaq thjeshtësi zbulohen rrjetet, linjat dhe qendrat që armiku nuk i sheh drejtpërdrejt.

Shembuj praktikë

Në Luftën e Ftohtë, avionët spiunë amerikanë U-2 nuk fluturonin pranë hapësirës ajrore sovjetike vetëm për të bërë fotografi. Qëllimi më i madh ishte të provokonin mbrojtjen ajrore.
•    Cili radar ndizet i pari?
•    Cila bazë ajrore vihet në lëvizje?
•    Kush jep urdhrin e ndërhyrjes?

Me këto provokime, amerikanët nuk mblidhnin vetëm fotografi, por një hartë të plotë të rrjetit të mbrojtjes ajrore sovjetike.

Edhe në luftën Rusi–Ukrainë së fundmi, Ukraina e mësoi këtë mësim. Ndonjëherë nuk i aktivizon radarët e mbrojtjes ajrore gjatë disa sulmeve ruse, edhe nëse kjo i kushton humbje, sepse ndezja e radarit në momentin e gabuar mund t’u japë rusëve një informacion të çmuar mbi vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes dhe qendrave të komandës. Heshtja elektronike në këtë rast është më e rëndësishme se lëshimi i raketave.

Pse hesht rezistenca?

Kur armiku kryen një sulm, rezistenca nuk nxiton gjithmonë të komentojë. Heshtja e saj nuk është hutim, por taktikë e menduar që ia mohon armikut momentin e “vëzhgimit”.
•    Nëse shpall: “Po, na goditët”, atëherë i jep armikut një konfirmim falas.
•    Nëse thotë: “Jo, gabuat”, armiku gjithashtu merr një përgjigje.

Por kur hesht, armiku mbetet në një verbëri strategjike: pyet veten nëse ka goditur apo ka dështuar, apo nëse ka arritur vetëm gjysmën e synimit… dhe nuk gjen përgjigje.

Si duhet të sillet publiku me rezistent?

Publiku rezistent nuk është thjesht spektator, por pjesë e betejës. Edhe sjelljet më të thjeshta mund të bëjnë diferencë për rezistencën ose kundër saj. Rregulli i artë: mos u bëj vegël në dorën e armikut pa e ditur.
1.    Mos përhap thashethemet e armikut, sado që lajmi të duket i rëndësishëm ose tronditës. Çdo shpërndarje = shërbim falas për armikun.
2.    Mos telefono askënd që e di se është pjesë e rezistencës ose i afërt me të për të pyetur: “A shpëtoi filani? A është e vërtetë ç’ndodhi?”
Çdo telefonatë ose mesazh i monitoruar mund t’i ndihmojë armiqtë të vizatojnë hartën e komunikimeve: kush flet me kë, në ç’orë, në cilën zonë. Kjo hartë është gjysma e operacionit të inteligjencës dhe mund të shfrytëzohet më pas për atentate ose sulme të reja.
3.    Prit deklaratën zyrtare dhe mos e shty rezistencën të zbulojë atë që dëshiron të mbajë të fshehtë. Heshtja në një moment të caktuar mund të jetë vetë një plan.
4.    Drejto diskutimin drejt rrëfimit të rezistencës: përqendrohu tek krimet e armikut, tek qëndrueshmëria e frontit, tek beteja e madhe, në vend që të humbësh në detaje momentale.
5.    Bëhu mburojë informacioni: kujtoju gjithmonë të tjerëve se beteja nuk është vetëm ushtarake, por edhe luftë informacioni dhe morali.

Në fund, kur i kërkon rezistencës të të qetësojë sa herë që armiku shpall një atentat, në të vërtetë ti po i shërben planit të tij informativ.
Kur rezistenca hesht, nuk është se të shpërfill, por se po udhëheq një betejë më të thellë: betejën e vetëdijes dhe të narativës.

Prandaj, mos u bëj ti dobësia nga ku hyn armiku, por bëhu muri që e ngatërron në vëzhgim.
Heshtja jote në këto çaste… nuk është frikë as injorancë, por një plumb tjetër në gjoksin e armikut.

/Muhamed Mansur/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit