Shtatë forma të istigfarit (kërkimit të faljes) për të cilat muslimani duhet të kujdeset dhe t’i përdorë

Më të lexuarat

Shejh Sad el-Hathlan thotë:
Janë Shtatë forma të istigfarit (kërkimit të faljes) për të cilat muslimani duhet të kujdeset dhe t’i përdorë duke i zëvendësuar njërën me tjetrën:

1.
أستغفر الله وأتوب إليه
Kërkoj falje nga Allahu dhe pendohem tek Ai.

2.
أستغفر الله الذي لا إله إلا هو الحي القيوم وأتوب إليه
Kërkoj falje nga Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, i Gjalli, i Përjetshmi, dhe pendohem tek Ai.

3.
رب اغفر لي وتب علي إنك أنت التواب الغفور
O Zoti im, më fal dhe pranoje pendimin tim; vërtet Ti je Pranuesi i pendimit dhe Falësi.

4. (Seyyidu’l-Istigfar – Zotëria i kërkimit të faljes)
اللهم أنت ربي لا إله إلا أنت، خلقتني وأنا عبدك وأنا على عهدك ووعدك ما استطعت، أعوذ بك من شر ما صنعت، أبوء لك بنعمتك علي، وأبوء بذنبي فاغفر لي فإنه لا يغفر الذنوب إلا أنت

O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Unë përpiqem të qëndroj në besën dhe premtimin që të kam dhënë sa të mundem. Kërkoj mbrojtje tek Ti nga e keqja e asaj që kam bërë. E pranoj para Teje mirësinë Tënde ndaj meje dhe e pranoj mëkatin tim, prandaj më fal, sepse askush nuk i fal mëkatet përveç Teje.

5.
رب إني ظلمت نفسي ظلماً كثيرا ولا يغفر الذنوب إلا أنت فاغفر لي مغفرةً من عندك وارحمني إنك أنت الغفور الرحيم

O Zoti im, unë i kam bërë shumë padrejtësi vetes sime dhe askush nuk i fal mëkatet përveç Teje; prandaj më fal me një falje nga Ti dhe më mëshiro, sepse vërtet Ti je Falësi dhe Mëshiruesi.

6.
رب إني ظلمت نفسي وإلا تغفر لي وترحمني أكن من الخاسرين

O Zoti im, unë i kam bërë padrejtësi vetes sime; nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, do të jem prej të humburve.

7.
لا إله إلا أنت سبحانك إني كنت من الظالمين

Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. I Lartësuar je Ti! Vërtet unë kam qenë prej të padrejtëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit