Yisrael Hayat, një i ri dhe infermier ushtarak izraelit, që sapo ishte kthyer nga fronti i Gazës, tregon me dhimbje:
“Një nga ëndrrat e mia është të marr një plumb mes syve. Unë jam një kufomë që ecën. Një njeri që nuk jeton më.”
Ai shton:
“Si shumë prej shokëve të mi të kthyer nga fronti, jam bërë i papërshtatshëm për jetën.
E dini si ndihesh kur ngrin kufomat e miqve të tu? Sa herë që ulem, i shoh trupat e tyre… i shoh shokët e mi që shpërthejnë para syve të mi. Përpiqem të vras veten çdo ditë.
Psikiatri më ka përshkruar 15 tableta në ditë — një dozë që do të mjaftonte për të vënë në gjumë një kalë. Më trajtoni, ju lutem.”
DUKE SHTUAR ME DHEMBJE:
“Unë kam vlera, nuk kam zgjedhur urrejtjen.
(Kryeministri izraelit) Netanyahu e ka bërë vendin tonë të duket si djalli. Ai e ka zgjatur këtë konflikt vetëm që të qëndrojë në pushtet.”
