8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja disa nga shkollat e ndërtuara në Kosovë nga arabët, “shkolla, jo xhami”

Më të lexuarat

Populli arab dhe organizatat qeveritare dhe jo qeveritare arabe janë prej mbështetësve më të mëdhenjë të popullit të Kosovës që nga periudha e pasluftës e deri më sot. Por ndihma dhe mbështetja e tyre është mohuar vazhdimisht, është minimizuar, është përçmuar apo edhe është demonizuar nga qarqet anti islamiste me qasje në mediat e Kosovës, opinionin publik dhe në institucionet tona poashtu. Krejt kjo me qëllim të pengimit të lidhjeve ekononike, vëllazërore, kulturore ose fetare të shqiptarëve musliman me popujt muslimanë të vendeve të tjera. Ndihma e tyre ka qenë në të gjithë sektorët pothuajse. Por në çdo ndihmë të madhe të realizuar, shërbimet islamofobe janë përkujdesur t’i kalojnë në heshtje dhe t’ua humbin gjurmët e ndihmës dhe origjinën e donatorëve.

Më poshtë po ju sjellë një dokument i cili me transparencë të plotë dëshmon për një projekt nga Islamic Development Bank IDB me seli në Jeddah- Arabia Saudite, për “xhamitë” op më falni bëhet fjalë për shkollat e ndërtuara në Kosovë pak pas përfundimit të luftës. ‘Fatmirësisht” asnjë nga këto shkolla nuk mban emër të personaliteteve arabe ose ndonjë shkrim tjetër me përmbajtje fetare. Kazani i medieve islamofobe dhe të shantazhit le të vazhdojnë me shpifje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit