13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A është vërtetë e suksesshme xhamia juaj apo thjesht veç po rritet?

Më të lexuarat

Nga Maher Budeir

Komuniteti Mysliman Amerikan po bën një ndryshim dhe përgjithësisht po shkon drejt profesionalizimit të funksionimit të institucioneve tona. Gjithnjë e më shumë, unë jam duke dëgjuar pyetjet e duhura të bëra në lidhje me dëshirën për të drejtuar gjërat më mirë dhe për të vepruar më mirë me financat e xhamisë, me objektin dhe me shërbimet e tjera që ofrohen nëpër komplekset e xhamive dhe ajo që po kërkohet është që të veprohet me më shumë përgjegjësi. Gjithnjë e më shumë institucione po punësojnë specialistë për të bërë mirëmbajtjen e objekteve, specialistë për punët administrative, po punësojnë mësues për kurset e fundjavave, këshilltarë dhe drejtorë të bordeve e këshillave të xhamive. Ndërsa shumë e kanë filluar këtë transformim, shumica e xhamive në SH.B.A. po përjetojnë rritje. Për fat të keq, rritja, në vetvete, në shumë institucione nuk do të thotë sukses.

 

Realiteti është se rritja në disa raste është një nga shumë treguesit e suksesit, por në raste të tjera nuk është. Për shumicën e xhamive, rritja vjen për shkak të monopolit gjeografik që kanë disa xhami në dallim prej disa të tjerave. Do të thotë thjesht fakti që njerëzit do të shkonin në një xhami specifike sepse është e vetmja xhami që ndodhet brenda 10 minutash ose 20 minutash me makinë nga shtëpia e tyre. Shumica e muslimanëve në SH.B.A. mund të mos kenë mundësi të zgjedhin midis Qendrave të ndryshme Islamike bazuar në cilësinë e shërbimeve. Vetëm në zona më të mëdha metropolitane ku ekzistojnë xhami të shumta brenda një distance të arsyeshme, prindërit kanë një mundësi zgjedhjeje për të zgjedhur shkollën e vikendit bazuar në cilësi më të lartë ose bazuar në një predikim cilësorë të Xhumasë, që normalisht jepen tema të rëndësishme dhe interesante. Por, shumica e frekuentuesve të xhamive nuk kanë shumë zgjedhje. Kjo dinamikë lejon që shumë xhami të rriten në numër të pjesëmarrësve dhe adhuruesve pavarësisht nga cilësia e shërbimeve, ose niveli i suksesit të Xhamisë.

 

 

Pra, nëse rritja nuk është treguesi i vetëm i saktë i suksesit, çfarë janë treguesit e vërtetë?

 

A ka lidhje të mirë xhamia juaj me komunitetin?

Një xhami e drejtuar mirë është ajo ku aktivistët, vullnetarët dhe pjesëmarrësit janë të qetë dhe kanë komunikim të mirë, edhe kur ndonjëherë nuk bien dakord për drejtimin e Xhamisë, ata bëjnë zgjidhje brenda normave civile dhe në një atmosferë pozitive. Besimtarët duhet ta dinë se kujt mund t’i drejtohen me pyetje për të kutpuar pse bëhen gjërat në një mënyrë të caktuar në Xhaminë e tyre?

 

A ofron xhamia juaj shërbime cilësore?

Nga predikimi i Hutbes së Xhumasë, te formati dhe përmbajtja interesante e shkollës së Fundjavës, të gjitha programet dhe shërbimet duhet të hartohen me planifikim dhe mbi qëllime specifike, dhe duhet të zhvillohen në një mënyrë shumë mirë të menduar për t’iu përshtatur përdoruesve dhe për t’iu shërbyer atyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Shërbimet duhet të ofrohen me përsosmëri (Ihsaan) dhe me një sjellje dinjitoze gjatë shërbimit nga të gjithë ofruesit e shërbimeve. Pavarësisht nëse janë vullnetarë apo punonjës të paguar, angazhimi dhe shërbimi superior ndaj besimtarëve duhet të burojnë nga angazhimi shpirtëror dhe moral për t’i shërbyer Krijuesit tonë.

 

A tërheq xhamia juaj frekuentues të atillë të cilët nëse nuk ju jep shërbim superior, ata nuk do të jenë fare aktivë në komunitetin musliman?

Nëse pikat 1 dhe 2 më sipër bëhen mirë, kjo normalisht çon në rritje të komunitetit. Jo vetëm rritja në numër, por rritja në rrethin e gjerë të pjesëmarrësve në shërbimet dhe aktivitetet e xhamisë nga ata që po su jepe shërbim të mirë nuk marrin pjesë. Institucionet e drejtuara mirë ka të ngjarë të tërheqin edhe vizitor të rastësishëm të cilët më vonë mund të bëhen të rregullt, dhe në një situatë të tillë edhe ai musliman që jeton në skaje të komunitetit, do të ndjehet komod në komunitet dhe ta ndiejë se edhe ai i përket komunitetit edhe ata i përkasin atij.

 

A është xhamia juaj një destinacion i pranuar për udhëheqësit jomuslimanë të zonës, një destinacion ku ata mund të kërkonin informacion në lidhje me Islamin, dhe ku mund ta kërkojnë mundësinë për t’iu afruar muslimanëve?

Një mesxhid i suksesshëm është ai që është i njohur mirë nga komuniteti i gjerë në zonë, një institucion që mund t’i përfaqësoj muslimanët lokalë me dinjitet. Drejtuesit e qeverisë lokale duhet t’i njohin udhëheqësit tuaj me emër, dhe udhëheqësit në vendet e tjera të adhurimit duhet të kenë vizituar së paku xhaminë dhe të kenë bërë lidhje me udhëheqësit tuaj të xhamisë.

Një xhami është pjesë e komunitetit më të madh dhe udhëheqësit e komunitetit më të madh duhet të dinë se çfarë ndodh në komunitetin e tyre dhe se si është jeta dhe praktika e muslimanëve të lokalitetit të tyre. Kjo është më e lehtë për t’u arritur në disa komunitete, por udhëheqja e xhamisë dhe komuniteti duhet të bëjnë një përpjekje të mirëfilltë për të mos i dhënë komunitetit më të madh asnjë justifikim për ta karakterizuar xhaminë si një entitet të panjohur.

 

A janë udhëheqësit e xhamisë të fortë shpirtërisht? A po e përfaqësojnë ata komunitetin tuaj?

Shenja e fundit e rëndësishme e një xhamie të suksesshme është kur udhëheqësit e të gjitha aspekteve janë në një mendje me lidhjen e tyre personale me Allahun subhanehu ue te’ala (i lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai), ata kanë marrëdhënie të të mira të përgjithshme me krijesat e Tij. Ata nuk duhet të mbingarkohen aq shumë me drejtimin e Operacioneve të xhamisë, saqë ta konsumojnë jetën e tyre dhe të ndikojë në ekuilibrin e aspekte të ndryshme të jetës së tyre.

Së fundmi, udhëheqësit e xhamisë duhet të përfaqësojnë diversitetin që ekziston në komunitet. Kjo do të thotë, nëse shikoni përreth gjatë një hutbeje të Xhumasë dhe shihni nivel të lartë të diversitetit, vëllezër dhe motra me prejardhje të ndryshme dhe grupmosha të ndryshme, atëherë lidershipi juaj i Xhamisë, përfshirë Imamin, anëtarët e bordit ose këshillit të Xhamisë, anëtarët e ekipit menaxhues dhe vullnetarët duhet të kenë të njëjtin nivel të diversitetit që shihni në komunitet. Një ekip i ndryshëm i udhëheqjes nënkupton një pamje më të gjerë, një përvojë më të pasur dhe një kulturë më mikpritëse.

Zhvillimi i masave matëse specifike për ta ndjekur progresin e xhamisë është thelbësorë për suksesin tuaj. Drejtimi i institucioneve tona në një mënyrë reaktive pa e matur kurrë progresin do të na mbajë në mediokritet të përhershëm. Ato që u shkruan më sipër janë udhëzime të përgjithshme për matjen e suksesit. Si të matet suksesi i Xhamisë tuaj? Si të planifikoni suksesin e Xhamisë tuaj në atë mënyrë që ai të jetë i matshëm?

Solli në gjuhën shqipe: Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit