Izraeli përballë dështimit të madh pas 70 vitesh pushtim

Më të lexuarat

Izraeli dhe aleatët e tij kanë shpenzuar qindra miliarda dollarë përgjatë 70 viteve për ta kthyer popullin palestinez në të nënshtruar, të dorëzuar dhe të pajtuar me pushtimin dhe humbjen.
Por ata dështuan, do të dështojnë dhe do të mposhten; sepse çdo brez i ri palestinez është më i vendosur dhe më i përkushtuar për të çliruar Palestinën – gjithë Palestinën – nga pushtimi.

Sot, pas 20 muajsh lufte të pabarabartë, Izraeli përballet me:
•    paaftësi dhe çoroditje,
•    dështim të shërbimeve të inteligjencës,
•    mungesë në trupa ushtarake,
•    humbje psikologjike e morale të ushtrisë,
•    përçarje brenda shoqërisë,
•    skandale të mëdha korrupsioni,
•    “mallkimin e dekadës së tetë”,
•    si dhe ndjekje për krime lufte kundër çdo izraeliti në mbarë botën.

Izraeli ka shkatërruar Gazën, por dështoi të shkatërrojë vullnetin e rezistencës; përkundrazi, ai e ndezi edhe më shumë flakën e saj dhe humbi gjithë kapitalin politik e moral të sionizmit, i cili ishte ndërtuar për 100 vjet.

#Ahmed_Mansour

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit