23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Izraeli miraton ligjin për zgjerimin e vendbanimeve ilegale

Më të lexuarat

Ligji lejon zgjerim të mëtejshëm të vendbanimeve ilegale hebreje në lagjen Silwan të Kudsit Lindor të pushtuar

Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar leximin e dytë dhe të tretë të ligjit që do të lejojë zgjerimin e mëtejshëm të një vendbanimi të pastër hebre në lagjen Silwan në Kudsin Lindor të pushtuar që ndodhet në jug të kompleksit Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy leximet u miratuan të hënën vonë në një votim me 63 pro dhe 41 kundër.

Ligji lejon që njësitë e vendbanimeve ilegale të ndërtohen brenda një zone të caktuar kohët e fundit si “park kombëtar”.

Nisma drejtohet nga grupi pro-kolonive hebreje Elad, i cili njihet për nxitjen e konfiskimit të pronave palestineze në Kudsin Lindor për të hapur rrugën për ndërtimin e vendbanimeve hebreje.

Palestinezët akuzojnë autoritetet izraelite për uzurpim të territoreve palestinez në Kuds dhe rreth tij me pretekstin e ndërtimit të “parqeve kombëtare” përpara se t’i transferojnë ato në pronësi të grupeve të kolonëve.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit të Lindjes së Mesme prej dekadash, ku palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë mund të shërbejë si kryeqyteti i një shteti palestinez.

E drejta ndërkombëtare vazhdon të konsiderojë Kudsin Lindor, së bashku me gjithë Bregun Perëndimor, si “territore të pushtuara” dhe i cilëson të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje si të paligjshme.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi reagime të ashpra në të gjithë botën arabe dhe muslimane pasi njoftoi vendimin e tij për të njohur Kudsin si kryeqytet i Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit