10 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Izraeli e pranon vrasjen e Abu Jihad

Më të lexuarat

Izraeli e ka pranuar sot se e ka vrarë zëdhënësin e liderit të palestinezëve, Yasser Arafat, gjatë një bastisje në vitin 1988 në Tunizi.

Izraeli ka kohë që dyshohet për vrasjen e Khalil al Wazir, i cili ishte i njohur si Abu Jihad.

Por vetëm tani ushtria e vendit e ka lejuar gazetën vendore “Yediot Ahronot” që ta publikojë këtë informacion, të cilin gazeta e kishte pasur para 12 vjetëve, përfshirë edhe një intervistë të një komandanti që e kishte vrarë Abu Jihadin, të paktën 12 vjet para informacionit të gazetës.

Dy personat e përfshirë në këtë operacion, në atë kohë, janë ministri i tanishëm i mbrojtjes, Ehud Barak dhe zëvendës kryeministri, Moshe Yaalon.

Abu Jihad ishte themelues i Organizatës Çlirimtare Palestineze, bashkë me Arafatin./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit