22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Pushtohet parlamenti i Libisë

Më të lexuarat

Disa dhjetëra persona të armatosur pushtuan Parlamentin e Libisë, në një shfaqje të tërbimit të tyre për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Personat e armatosur kërkuan që disa prej ministrave të zëvendësohen, për shkak të lidhjeve që kanë pasur me regjimin e ish-diktatorit Muammar Gaddafi.

Të paktën disa dhjetëra kamionçina me armë kundërajrore të montuara janë vendosur në rrugën kryesore që të çon në Parlament, për të penguar një ndërhyrje të autoriteteve.

Libia mbajti zgjedhjet e para demokratike në historinë e saj në muajin korrik, por negociatat për formimin e qeverisë së re zgjatën disa muaj, duke u konkretizuar më parë, gjatë javës./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit