Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, tha se mes viktimave janë tetë gra dhe tetë fëmijë, ndërsa më shumë se 85 persona janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike.
Të paktën 38 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite të mërkurën mbi një ndërtesë banimi në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës, ndërsa ofensiva vdekjeprurëse e Tel Avivit ndaj enklavës vazhdon pa ndërprerje, thanë mjekët.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, tha se mes viktimave janë tetë gra dhe tetë fëmijë, ndërsa më shumë se 85 persona janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike.
Ai tha se 34 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesës së goditur, përfshirë disa gra dhe fëmijë.
Më herët, zëdhënësi kishte raportuar për 23 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur nga sulmi izraelit.
Ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Gaza më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë gati 1.500 njerëz, ka plagosur 3.700 të tjerë dhe ka shkelur marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve të arritur në janar.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi javën e kaluar të intensifikojë sulmet ndaj Gazës, ndërsa janë në zhvillim përpjekjet për të zbatuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga enklava.
Më shumë se 50.800 palestinezë janë vrarë në Gaza nga ofensiva brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi nëntorin e kaluar urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli po përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.
