Izraeli arreston mbi 20 gazetarë në flotiljen e Gazës

Më të lexuarat

“Reporterët pa Kufij” (RSF) ka dënuar ndalimin e gazetarëve nga Izraeli, të cilët ishin mes qindra aktivistëve të kapur nga anijet e flotiljes së ndihmave për Gazën.

Sipas RSF, mbi 20 gazetarë të huaj ndodheshin në bordin e flotiljes “Global Sumud”, e cila u nis muajin e kaluar drejt Gazës, ku OKB thotë se po ndodh uria.

Gazetarët u arrestuan të mërkurën dhe të enjten, kur marina izraelite filloi të ndalonte anijet me politikanë dhe aktivistë në rrugë për në Gaza. Në total, mbi 450 persona në këto anije u penguan të arrinin në Rripin e Gazës.

“Arrestimi i gazetarëve dhe pengimi i tyre për të kryer punën është shkelje serioze e së drejtës për të informuar dhe për t’u informuar,” tha Martin Roux, drejtues i zyrës së krizave të RSF.

Organizata dënoi ndalimin e paligjshëm të profesionistëve të medias që ndodheshin në anije për të raportuar mbi një operacion humanitar të paprecedentë. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit