16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Islami dhe bota bashkëkohore

Më të lexuarat

Janë mbi dyzet e dy shtete muslimane në botën e sotme, të shtrira në tri kontinenete: Azinë, Afrikën dhe Evropën. I tërë nënkontinenti i Indisë dhe një pjesë e konsiderueshme e Evropës ishin nën sundimin e muslimanëve për disa qindra vite. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore ishin tradicionalisht vende muslimane. Shuma e popullatës muslimane të botës arrin mbi një miliard. Në Evropë, tani janë në mes njëzet e pesë dhe tridhjetë milionë muslimanë me praninë e rëndësishme muslimane në pothuaj secilin shtet evropian duke përfshirë edhe ato komuniste. Muslimanët në Mbretërinë e Bashkuar llogariten mbi një milion.

Islami ka treguar gjatë këtyre katërmbëdhjetë shekujve të fundit se është forcë e gjallë historike. Arritjet e muslimanëve në fushat e shkencave natyrore, mjekësisë, astronomisë, matematikës, teknologjisë, belektristikës, artit dhe arkitekturës dhe në të gjitha mendimet dhe veprimet njerëzore – të gjitha të përcaktuara për ta lartësuar besimin Islam – mund të shihen gjallë në katërmbëdhjetë shekujt e tyre të historisë prej Marokut në Filipine, prej Darus Selamit në Samarkand. Në të kaluarën, bota islame ia kalonte Evropës Perëndimore në dituri dhe në teknologji dhe e kalonte në aftësitë e tyre dhe dijen (për shembull, teknika e prodhimit të letrës, përdorimi i shifrave dhe numrave në aritmetikë, institucioni i universiteteve dhe spitaleve, etj.) e botës së gjerë duke lënë gjurmë të përjetshme në kulturën dhe civilizimin njerëzor.

Islami asnjëherë nuk e ka humbur rëndësinë e vet si sistem i besimit dhe udhëzimit, por rëndësinë e vet e mbajti nën “lëvoren e hollë të modernizmit” (Arnold Hottinger).

Rënia e përgjithshme e dinamizmit te muslimanët, u shpreh thellë edhe në fushat shkencore dhe kulturore në këtë kohë. Ata arritën rezultate epokale në të gjitha fushat e artit dhe shkencës, duke inkuadruar matematikën, optikën, botanikën, kirurgjinë, oftalmologjinë, higjienën, leksikografinë, historinë, sociologjinë dhe luajti rol në vazhdimin e filozofisë së Aristotelit, e cila ka qenë e harruar në Perëndim. Në këta dhe lëmenjtë tjerë, civilizimi islam hijesoi civilizimin perëndimor prej shekullit nëntë deri në shekullin katërmbëdhjetë, madje edhe nëse marrim shembull vetëm personalitetet sikur që janë: Razi (Rhases), Biruni, Ibn Rushdi (Averröes), Ibën Sina (Avicena), Ibën Halduni, Ibën Batuta dhe Havarizmi.
Prej asaj kohe e deri më sot dy botët u distancuan në mënyrë dramatike. Perëndimi kaloi eksplodimin më të lartë të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë nga koha e renesancës dhe epoka e iluminizmit, zhvillim që mundësoi dinamizmin enorm ekonomik dhe ushtarak, si dhe superioritetin krahas botës tjetër.
Në të njëjtën kohë, bota islame ra në gjendje të paaftësisë, letargjisë dhe dekadencës së atillë saqë kolonizimi i forcave perëndimore në shekullin nëntëmbëdhjetë u bë i pashmangshëm. Është reale të besohet se me heqjen e hilafetit, Ataturku i dha Islamit goditje vdekjeprurëse.
Në atë mënyrë, nga gjysma e shekullit të njëzetë, dukej se ishte vetëm çështje e kohës kur kultura perëndimore do të bëhet “shembull obligues” (Theodore von Laue), kulturë botërore, me transformimin e të gjitha kulturave tjera.
Prej historisë së hidhur 1400-vjeçare të marrëdhënieve zyrtare ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit mund të nxjerrim mësim se të dy botët, sidomos në epokën e mbrojtjes nga destrukcioni masiv, duhet t’i tregojnë njëri-tjetrit më shumë tolerancë nëse dëshirohet të mbahet paqja botërore.Më së miri është që Perëndimi të nis të kuptojë Islamin e Islami Perëndimin, kjo do të ishte gjëja më e lehtë.

Edhe pse në Perëndim, porosia e Islamit është fshehur përmes keqkuptimeve me paramendim apo përmes trashëgimisë kulturore të kryqëzatave, Islami ende ka mbijetuar të gjitha peripecitë e kohës. Islami, është besim universal për njerëzit e të gjitha racave, ngjyrave dhe kohëve, është i përshtashëm në kohën e sotme sikur ishte para katërmbëdhjetë shekujve. Ishte një forcë emancipuese në të kaluarën dhe ka mundësi për ta drejtuar njeriun jashtë krizave bashkëkohore të civilizimit njerëzor. Ishte besimi i tyre ai i cili iu dha krenari në të kaluarën dhe edhe sot ai është burimi i vetëm real i fuqisë së tyre. Në kontekst të krizave bashkëkohore kulturore dhe shpirtërore, Islami jep alternativë bazë për zhvillimin e personalitetit njerëzor dhe organizimin e shoqërisë njerëzore. Paqja dhe lumturia mbeten të pakapshme pavarësisht nga zhvillimi i njeriut në materializëm, komunizëm, sekularizëm dhe në kultet e tjera të krijuara nga njeriu. Paqja dhe lumturia në jetën njerëzore mund të arrihen nëse njeriu ndërton lidhje me Zotin në themele të drejta. Islami i siguron këto themele. /pertymoter/kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit