6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ish-kryeshefi i policisë së Stambollit dorëzohet në polici për lidhje me FETO-n

Më të lexuarat

Ish-kryeshefi i policisë së Stambollit, Huseyin Çapkin, të premten vonë është vetëdorëzuar në polici, pasi paraprakisht për të ishte shpallur një fletëarrest për dyshimet se ka lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur burime policore, Çapkin, ka mbërritur në stacionin policor i shoqëruar nga avokati i tij për tu sqaruar lidhur me akuzat të cilat i kishte ngritur gjykata e Stambollit e cila përveç Çapkinin, me të njëjtat akuza ngarkon edhe ish-prefektin e Denizlit, Abdulkadir Demir.

Gjykata e 30-të për Krime të Rënda Penale e Stambollit pranoi paditë e paraqitura në gjykatë nga zyra e kryeprokurorit Publik që kërkon dënim me burg prej 10 vitesh për secilin të akuzuar.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qëndrim në SHBA, Fetullah Gylen, ka orkestruar grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016, ku mbetën të vrarë 250 persona dhe mbi 2.200 të plagosur. FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të pjesëtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit