11.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ti je i përmendur në Kuran!

Më të lexuarat

A e di se personaliteti jot është i përmendur në Kuran, urdhëro lexo dhe medito që të kuptosh se kush je ti? Dhe cilit i përngjan?

Rrëfehet se Ahnef ibn Kajs ishte ulur një ditë, filloi të mendon rreth fjalës së Allahut;

“Na, ua kemi shpallur juve Librin, në të cilin gjendet përmendja juaj”. Enbija 10.

E tha: Duhet t’a lexoj mus’hafin që të kuptoj ku unë përmendem, deri sa të kuptoj kush jam unë? Cilit i ngjasoj?

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

“pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)”. Dharijat, 17-19.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

“japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve”. Ali Imran, 134.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

“edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. Hashr, 9.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

“Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm”. Nisa, 31.

Me modesti tha: “O Allahu, unë nuk e njoh veten se jam prej këtyre.”

Pastaj vazhdoi të lexon, lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

“kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata bëheshin kryelartë”. Safat, 35.

Lexoi ajetin ku disave do t’ju thuhet…

“Çka u solli juve në Sekar? Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz). Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit”. Mudethir, 42-44.

Tha: “O Allah, kërkoj që të më largosh prej këtyre.”

Derisa arriti tek fjala e Allahut: “Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t’ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet”.

Tha: “O Allah, unë jam prej këtyre!

Tani është radha e juaj, të nderuar, të kuptoni se cilës kategori i takoni? Cilit i përngjani?

Marrë nga: Shejh Ai del Karni

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit