Irani: Kosova zgjedh t’i nënshtrohet politikës izraelito-amerikane

Më të lexuarat

Prishtina si Tirana, shpall Gardën Revolucionare një “organizatë terroriste”

Qeveria e Kosovës ka miratuar një projektvendim që shpall Trupën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit një “organizatë terroriste”.

Vendimi u diskutua në seancën e sotme të qeverisë së Kosovës.

Duke paraqitur projektvendimin në qeveri, kryeministri Kurti deklaroi se propozimi ofron një bazë ligjore dhe strategjike për shpalljen e saj si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës.

“Trupa e Gardës Revolucionare Iraniane përkufizohet si një entitet që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si mjet të politikës së jashtme dhe kontribuon në paqëndrueshmërinë rajonale dhe globale. Me këtë vendim, Kosova forcon pozicionin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha Kurti.

Ai theksoi se me këtë vendim vendi i tij tregon qartë angazhimin e tij për të qëndruar pranë aleatëve të saj strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Propozimi u miratua unanimisht nga anëtarët e qeverisë.

Irani ende nuk e njeh shtetin e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Pra, sic shihet, edhe Kosova shkëputet nga politika europiane duke u rreshtuar tërësisht në atë izralito-amerikane, siç dhe qeveria e Tiranës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit