Inxhinieria e ndërgjegjes dhe transformimi i butë

Më të lexuarat

🕵‍♂ Në faltoren e mashtrimit: kur spiuni veshi rrobën e të devotshmit

Në zemër të qytetit Kum, aty ku shpirtrat thithin aromën e shiizmit dhe fetvatë thuren me fijet e devotshmërisë, u fut hija. Nuk ishte një hije kalimtare, por një trup i përkryer, që mbante çallmë, dinte gjuhën e lutjeve dhe zotëronte artin e takijes (fshehjen e besimit) – jo nga frika, por nga dëshira për të depërtuar.

Shehu Imami el-Hadi – kështu e njihnin njerëzit, kështu faleshin pas tij, kështu ia kishin dorëzuar mendjet dhe zemrat. Por e vërteta ishte më e hidhur se imagjinata: emri i vërtetë i këtij “shehu” ishte Shimon Derafi, oficer i shërbimit sekret izraelit Mossad, që arriti të depërtojë në hauzën fetare (shkollën fetare) për pesëmbëdhjetë vjet⁽¹⁾.

[1] “Shimon Derafi: 15 vjet spiun i Mossadit me petkun e një kleriku shiit në zemër të Iranit”

https://www.sada-alsahel.net/Mnews/170488

🧠 Depërtimi nuk matet me kohë, por me thellësi

Ai nuk ishte thjesht një spiun. Ishte një simbol, një referencë, një zë fetar që jepte fetva, mësonte dhe udhëzonte. Ai përfaqësonte “vetëdijen kolektive”, ndërkohë që në fshehtësi ushqente rrjete të inteligjencës dhe rindërtonte hartat e besimit brenda shoqërisë iraniane⁽¹⁾.

Kjo nuk është vetëm një thyerje sigurie – por një tërmet njohurish që trondit themelet e besimit dhe ngre pyetjen ekzistenciale:

Si mund të depërtohet ndërgjegjja nga brenda?

A mos vallë kemi më shumë mirëbesim sesa mirëkuptim?

🔍 Shkolla fetare si simbol… dhe faltorja si objektiv

Shkolla (Hauza) fetare nuk është thjesht një institucion fetar, por është kujtesa e komunitetit shiit dhe qendra e prodhimit të vetëdijes. Depërtimi në këtë vend do të thotë që armiku nuk u mjaftua me spiunim, por kërkoi të riformojë vetëdijen nga brenda, që armiku të bëhet “udhërrëfyesi” dhe spiuni të bëhet “imami”.

Ndërtimi i vetëdijes nis nga dyshimi fisnik

Në një kohë ku besimi shitet në trotuaret e mediave, dhe çallmat blihen në tregjet e ndikimit, duhet të rishkruhet përkufizimi i vetëdijes.

Vetëdija nuk është të dish, por të dyshosh në atë që mendon se di, të rishikosh të marrat për të mirëqena, të kuptosh se çallma nuk e mbron zotëruesin e saj nga tradhtia, dhe se shenjtëria nuk jepet, por sprovohet.

Pas tronditjes: a reflektojmë apo e mohojmë?

Ky rast nuk është fundi, por fillimi. Fillimi i një vetëdijeje të re që nuk ia dorëzon veten asnjë zëri të lartë, asnjë mjekre të dendur, asnjë lutjeje të stolisur.

Por ia dorëzon veten arsyes, hetimit dhe transparencës.

“Kjo është shpifje e qartë: spiunazhi që mishërohet në çdo gjuhë të shkujdesur”

Spiuni si ide, jo si identitet

Në mësimet për vetëdijen, spiuni nuk është më thjesht një individ me letërnjoftim të shërbimit sekret, por është një ide e lëvizshmeqë lëviz mes nesh me njëmijë gjuhë, vesh maskën e këshillës dhe flet me një ton të trishtuar e plot dhembshuri – për të dobësuar umetin dhe për të lodhur ndërgjegjen kolektive.

Kur dikush përhap përçmim, ose shpërndan lajme të rreme, ose hedh akuza pa verifikim nëpërmjet “thuhet” e “kam dëgjuar” – kjo është sjellje spiunazhi, edhe nëse qëllimi nuk ka ligësi.

Spiuni i vërtetë nuk njihet nga emri, por zbulohet nga pasoja: Ummeti dobësohet, vetëdija ngjyroset, dhe zemra kombëtare paralizohet dhe mbushet me hutim.

Këtu del një pyetje shqetësuese:

Sa spiunë dëgjojmë pa e ditur?
Dhe sa prej nesh kryejnë rolin e tyre, pa qëllim?

Ajetet e shpifjes: kur fjala e zbulon autorin para qëllimit

Në ngjarjen e shpifjes ndaj zonjës Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), nuk ishte vetëm Abdullah ibn Ubejj (kryemunafiku) që ishte fajtor – por edhe ata që e përhapën lajmin pa siguri.

Allahu thotë:

“Kur e merrnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja për atë që nuk kishit dije për të, dhe e mendonit të lehtë, ndërsa për Allahun është diçka madhështore.” (Sureja Nur: 15)

Ndërsa kundërshembulli vjen nga Ebu Ejub el-Ensari dhe gruaja e tij, të cilët kur e dëgjuan lajmin e rremë, thanë:

“Pse kur e dëgjuat këtë, besimtarët e besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe nuk thanë: ‘Kjo është shpifje e qartë’?” (Sureja Nur: 12)

Kështu shfaqet besimi në momentin vendimtar – kur natyra e shëndoshë nuhat rrenën nga era, jo nga shkëlqimi.

Nga dobësimi i umetit në shkatërrimin e imunitetit psikologjik

Përhapja e gënjeshtrave
Zmadhojnë humbjet
Përsëritja e frazave dekurajuese

Të gjitha këto sjellin shkatërrimin e imunitetit psikologjik të umetit.
Kur umeti humb besimin në vetvete, ai bëhet një objektiv i lehtë për depërtim – jo nga spiunët klasikë, por nga ata që janë të dorëzuar, me vetëdije ose pa vetëdije.

Spiunazhi modern nuk kalon vetëm kufijtë, por krijon dyshim, përhap ankth dhe ndërton një identitet të thyer që mposhtet para se të sulmohet.

Spiuni që banon në fjalë

Spiuni sot nuk është ai që depërton në dokumente sekrete, por ai që depërton në bisedat e përditshme, që riciklon gënjeshtra, fik dritën e besimit dhe e kthen gjuhën e umetit nga “Ne mundemi”“Nuk ka dobi”.

Mësimi kuranor nuk ishte thjesht zbulimi i Abdullah ibn Ubejj, por zbulimi i qëllimit të pakontrolluar, i gjuhës së pakujdesshme dhe i syve që besojnë pa parë.

Në një kohë me shumë tribuna dhe mesazhe,rojët e parë të vetëdijes nuk janë shërbimet e sigurisë – por individi që e pyet veten para se të flasë:

A po them diçka që ndërton? Apo po marr pjesë në diçka që shkatërron?

Imuniteti i vetëdijes: si ndërtohet mbrojtja e umetit kundër depërtimit?

🔶 Së pari: vetëdija si mburojë e brendshme që nuk shihet në kufi

Kur kuptojmë se spiunazhi nuk është vetëm identitet, por sjellje, atëherë mbrojtja e vetëdijes bëhet më e rëndësishme se zbulimi i armikut.
Pyetja sot nuk është më:

“Kush po na depërton?”

Por:
Si ta mbrojmë mendjen kolektive?

Si të ndërtojmë një imunitet njohurish që i zhbën mashtrimet dhe i zmbraps thashethemet?

🛡 Kjo mbrojtje nuk ndërtohet në kufijtë e shtetit, por në thellësitë e mendjes dhe zemrës, përmes:

Verifikimit para se të besosh: asnjë ndarje e lajmit, asnjë përhapje pa siguri — sepse thashethemet nuk kërkojnë besimtarë, por të nxituar.
Dallimit midis kritikës dhe dekurajimit: përsëritja që shuan shpresën është fikje e shpirtit kolektiv.
Tronditjes së vetëdijshme: nuk ka problem të zgjohesh me tronditje, por pa analizë dhe shpresë, ajo tronditje kthehet në dëshpërim të programuar kolektiv.

🔶 Së dyti: edukimi njohës dhe ndërtimi i imunitetit mendor

🔍 Vetëdija mësohet, nuk trashëgohet. Disa nga mjetet kryesore të edukimit njohës:

Leximi kritik i historisë: tradhtia nuk është gjë e re – por përsëritja pa nxjerrë mësime është dobësi në të nxënë.
Bërja e pyetjeve para se të besosh përgjigjet: mendja me imunitet nuk kërkon rehati, por pyetjet që e shqetësojnë atë.
Ndërgjegjësimi për kufijtë e dijes personale: të dish çfarë nuk di, është hapi i parë drejt imunitetit nga mashtrimi.

🔶 Së treti: kur imuniteti ndërtohet në errësirë

🕯 Ashtu si imuniteti trupor – ai shfaqet vetëm në kohë krize.

Kur shpërhapet një thashethem, kur rritet dyshimi, dallohet diferenca mes:

Një umeti që mendon dhe përgjigjet me qetësi
Dhe një tjetri që nxiton dhe rrëzohet me zhurmë

💡 Vetëdija nuk është një mburojë prej çeliku, por një rrjetë drite – çdo fije në të është një ide, çdo nyje është një bindje, dhe çdo vrimë është një përgjegjësi.

🔶 Së katërti: shembuj praktikë — imuniteti kundrejt depërtimit

🌟 Shembulli i imunitetit: Gaza

Pavarësisht rrethimit dhe shërbimeve më të sofistikuara të inteligjencës, teknologjia moderne nuk arriti të zbulojë:

Vendndodhjen e të burgosurve
Lëvizjet e udhëheqësve
Natyrën e operacioneve

Arsyeja?

Imuniteti shoqëror dhe vetëdija kolektive që hedh poshtë edhe satelitët dhe ruan sekretet në zemrat e njerëzve.

Shembulli i depërtimit: Hezbollahu dhe Irani

Kur mungon imuniteti, sekreti zhduket dhe zbulohen të çarat:

1️ Vrasja e udhëheqësve të Hezbollahut (2025):

Ushtria vrau radhën e parë dhe të dytë të udhëheqjes në një goditje precize të bazuar në informacione të thella të inteligjencës.

2️ Shpërthimet e pajisjeve “pager”:

Shpërthime nga distanca të pajisjeve të thirrjes që çuan në vdekjen e dhjetëra personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve – një nga depërtimet teknologjike më të mëdha të njohura.

3️ Lufta e fundit në Iran:

Vrasje në mes të Teheranit, shkatërrim i objekteve bërthamore, dhe ekspozim i brendshëm pavarësisht forcimeve – të gjitha treguan dobësinë në strukturat e inteligjencës dhe vetëdijen kolektive.

Përfundimi:

Depërtimi nuk fillon me teknologji, por nga brenda mendjes kolektive.
Satelitët nuk na mbrojnë nëse nuk mbrojmë mendjet tona.

Muret e sigurisë nuk na ruajnë nëse nuk janë të mbrojtura shpirtrat tanë.

Ajmen Xhad

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit