10.8 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Invazioni turk në veri të Sirisë, Erdogan citon Kur’anin: “Ata që kanë vdekur në rrugën e Allahut…” dhe sqaron moralin e luftës

Më të lexuarat

Në situatën e tendosur që po karakterizon invazionin e trupave turke në veri të Sirisë në kuadër të operacionit anti-terror “Dega e Ullirit”, Presidenti turk Erdogan e ka parë të nevojshme që të rrisë moralin e ushtrisë  duke që po afrohet drejt Afrinit duke përçuar kumte kuranore.

“Zoti ynë na porosit: “Mos thuaj për ata që janë vrarë në rrugën e All-llahut, ‘ata janë të vdekur’. Jo, ata janë gjallë, por ju nuk e dini”. Duke pasur këtë në mendje, Mehmetçiku im (ushtria turke) po marshon drejt Afrinit dhe me ndihmën e Zotit, ata do të vazhdojnë të lëvizin për në Idlib”, tha Erdogan, gjatë një kongresi rinor të partisë së tij.

Ai tha se Turqia kurrë nuk do të heqë dorë nga parimet e saj morale kur është fjala për ngjarjet në Siri.

“Ndërgjegjja njerëzore është zhdukur karshi 1 milion njerëzve të vrarë në Siri, duke përfshirë gra dhe fëmijë. A duhet të heqim dorë nga morali ynë? Natyrisht se ne kurrë nuk kemi rënë as nuk do të bijmë në një gabim të tillë”, theksoi kreu i shtetit turk Erdogan.

Nga ana tjetër, Ankaraja i ka kërkuar së fundi  SHBA-së se duhet të tërheqë trupat e saj nga rajoni i Manbij-it në veri të Sirisë dhe t’i japë fund mbështetjes së saj për milicinë kurde në zone.

Ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu, u tha po ashtu gazetarëve se Uashingtoni duhet të ndalojë edhe furnizimin e YPG-së me armatim dhe se Turqia dëshiron të shohë hapa proaktiv nga SHBA-ja, jo vetëm premtime.

Forcat turke po kryejnë një ofensivë të quajtur “Dega e Ullirit”, duke synuar luftëtarët kurdë të cilët janë të lidhur me milicinë e Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) brenda dhe përreth Afrin, Siri.

Operacioni i Turqisë ka tensionuar marrëdhëniet midis administratës së Trump dhe asaj të Erdoganit rreth furnizimit me armë dhe mbështetjes së forcave kurde nga ana e SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS).

Thirrja e ministrit turk në adresë të SHBA-së për të tërhequr mbështetjen e saj për luftëtarët kurdë, erdhi pasi Erdogan paralajmëroi se forcat turke planifikojnë të lëvizin përtej Afrin në qytetin sirian të Manbij-it. Ushtarët amerikanë janë aktualisht të vendosur atje, duke mbështetur milicitë kurde të YPG. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit