9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Intelektualët frikacakë!

Më të lexuarat

Justinian TOPULLI

Një zë i njohur në mediat shqiptare, qenka shprehur se intelektualët muslimanë qenkan frikacakë, sepse nuk kanë guximin të kritikojnë fenë islame dhe problemet e komunitetit të tyre, të cilat sipas tij, burojnë pikërisht nga feja islame.
Në fakt, kritika e tij ndaj fesë dhe jo vetëm Islamit, buron nga botëvështrimi ateist dhe laik që ai ka.
Ndërkohë, shekullarizmi apo laicizmi është ideologjia nënë që prodhoi ideologji të tjera si komunizmi, socializmi, fashizmi, nacionalizmi etj, dhe nga këndvështrimi i sotëm i shkencave sociale, ideologjitë e mësipërme shihen në botën moderne shpesh si fe apo religjione, sepse në mjaft raste, ato kanë zëvendësuar rolin dhe vendin që zinin fetë në shoqëritë tradicionale, e si të tilla, ato duhet të jenë po kaq të kritikueshme sa edhe fetë.
Por ndërkohë, në realitetin shqiptar gjen pak raste kur intelektualët besimtarë të dalin hapur në kritikën drejtuar ideologjive moderne, dhe në veçanti ndaj ideologjisë nënë, nga e cila rrjedhin të gjitha ideologjitë moderne, pra ndaj laikes.
Dhe një nga arsyet është pikërisht frika ndaj kësaj “feje” apo “hyjnie” të pranuar gjerësisht mes intelektualëve të sotëm dhe të kthyer në sistem vlerash absolute nga regjimi i mëparshëm komunist.

Mendimi laik për shumë intelektualë është e vetmja e vërtetë dhe e mirë, të cilës duhet t’i referohemi, kur analizojmë jetën e shoqërisë dhe individit madje.
Laikja, edhe pse toleron ekzistencën e fesë, si një e drejtë individuale e njeriut, është kthyer në një ideologji misionare, që në mjaft raste krijon diktaturë mendimi dhe nuk toleron në hapësirën publike asnjë pikëpamje tjetër konkurruese ndaj saj, sidomos ato fetare.
Kështu që në fakt shqetësimi më i madh, në opinion tim si fetar, është pikërisht frika e intelektualëve të sotëm për të kritikuar militantizmin laik, që uzurpon në mënyrë diktatoriale hapësirën publike.
Nëse duhen kritikuar intelektualët muslimanë apo besimtarë, duhen kritikuar pikërisht për këtë hezitim dhe jo sepse nuk prekin të paprekshmen fetare, ashtu siç intelektualët laikë, nuk prekin fenë e tyre shekullare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit