12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Individualizmi – Justinian Topulli

Më të lexuarat



Një nga pasojat negative të individualizmit ekstrem të kohëve të sotme, është se ai ka injektuar me tepri mungesën e dëshirës për t’u përfshirë në kauza kolektive, pas së cilave nuk ka interesa personale, por vetëm parimore dhe të përgjithshme.

Indiferentizmi i theksuar dhe mbyllja në guaskën e interesave dhe halleve personale, është në veçanti karakteristikë e shoqërive që nuk besojnë shumë tek e mira kolektive, sidomos e atyre shoqërive që kanë vuajtur nga përçarjet e vazhdueshme krahinore, fisnore, klanore, fetare, sektare, ideologjike, partiake etj.
Motoja se ‘S’ka ç’më duhet mua, çfarë fitoj unë nga kjo?’ apo ‘I gjithë fshati të digjet, vetëm shtëpia ime të shpëtojë’, janë refreni që mbyt gjithmonë logjikën e shëndoshë, që thotë se ‘E mira e përbashkët është edhe e mirë individuale’.

Duket se shqiptarëve, sidomos atyre që jetojnë brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, i janë bashkuar të gjitha këto të këqija, ndaj dhe ‘digjen vazhdimisht nga qulli dhe i fryjnë vetëm kosit’!

Zoti nuk i jep bereqet njerëzve që jetojnë të përçarë, sepse “Dora e Allahut është me xhematin.”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit