15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A mun’ me m’dashtë?

Më të lexuarat

A mun’ me m’dashtë?

A mun’ me m’dashtë e me m’ndihmu kah e mira me m’qu?
A mun’ me u ba kandil për mu që kur dynjaja më errësohet ti me ma ndriçu?
A mun me u kujdes që rrugën mos ta humbi, se destinacionin e kam shumë t’qartë ku du me shku ama, insan jam, najher rrugën muj me e gabu?
A mun’ me m’dashtë aq sa për gabimin n’vetmi me m’këshillu, eh n’publik me ma mbulu?
A mun’ me ma zgjat dorën e me m’thanë:”Hajde n’xhennet me mu”?
A mun’ dashni me m’dhanë se urrejtja e zilia s’na ka hije ty e mu?
A mun’ me u ba nja me mu, se qashtu po du?
Unë e ti, bashkë, rahmetin e Rrahmanit me e kërku.
Mas pendimit me vrapu e faljen me shpresu…
Me pendim, Allahun me gzu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit