12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Indi: Zotim për pëgjigjje ndaj sulmit të Pakistanit

Më të lexuarat

Ministri i mbrojtjes i Indisë, K. K. Anthony, e ka dënuar trajtimin e armatës pakistaneze ndaj dy ushtarëve të Indisë, që ishin vrarë përgjatë Linjës së Kontrollit ndërmjet dy shteteve.

Mediat e Indisë kanë raportuar se njërit prej ushtarëve të vrarë dje i ishte prerë koka.

Ministri i jashtëm i Indisë, Salman Khurshid, tha se vrasjet e dy ushtarëve ishin “absolutisht të papranueshme, të kobshme dhe vërtetë të tmerrshme” dhe ka shprehur zotimin për përgjigjje “përkatëse”.

Dy ushtarët e Indisë ishin vrarë gjatë shkëmbimit të të shtënave me trupat e Pakistanit, derisa të dy patrullat kishin hasur në njëra-tjetrën në mot me mjegull.

Zyrtarët e Indisë thonë se incidenti ka ndodhur afro 500 metra brenda territorit të Indisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit